Flet ambasadori italian Cutillo: Kriza politike në Shqipëri e pashembullt

Sot nga qyteti i Shkodrës, në Ditën e Fiter Bajramit, ka folur ambasadori italian Cutillo. Ai ka theksuar se kriza politike e Shqipërisë mbetet e pashembullt në Europë, ndaj të gjitha shtetet e BE po mbajnë shënime për këtë. Amabsadori italian shtoi se vende si Franca dhe Hollanda janë kundër pranimit të Shqipërisë në BE. Ndërsa në lidhje me datën 30 qershor Cutillo shtoi se duhet një marrëveshje e madhe politike që ato të shtyhen, por kjo varet nga forcat politike në Shqipëri.

Ambasadori aludoi se duhet kryeministri Rama të jetë fleksibël ndaj një krize të tillë dhe të afrojë marrëveshje.

“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa më e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit. E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte, që nuk kemi pasur kohe ta studionim”.

Cutillo deklaroi hapur edhe se cilët janë vendet në BE që janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.

Siç dihet kriza politike shqiptare është bërë e njohur nga mediat ndërkombëtare, ndonëse shtete të rëndësishme nuk kanë folur akoma zyrtarisht, përveç Gjermanisë e cila ka filluar të negociojë për ta zgjidhur krizën shqiptare. Sot akoma vazhdon vizitën Lulzim Basha në Berlin, ndërkohë që priten lëvizje të tjera të rëndësishme këto ditë drejt Gjermanisë.

Të shtunën me datë 8 qershor opozita ka lajmëruar një protestë masive, pa orator dhe ku mendohet se populli do jetë i lirë të veprojë kundër qeverisë. Akoma nuk dihet skenari final, porse parashikohet që në fillim e dhunshme te parlamenti. Të dhëna të besueshme vijnë se me 8 qershor do të marrin parlamentin, populli i revoltuar. Gjithnjë nëse deri ditën e premte nuk ka ndonjë marrëveshje apo ulje në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën e madhe dhe të pashembullt shqiptare, siç tha edhe ambasadori italian.

 

SHKARKO APP