Flet kryeministri Rama pas takimit të ditës së parë në Pogradec (video)

“Sapo mbyllëm në Pogradec Ditën e Parë të maratonës për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit qeverisës, me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare”- shkruan Edi Rama dhe poston video nga ky takim.

Pas përfundimit të mbledhjes disaorëshe me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci, duke dhënë edhe një përmbledhje të temave të diskutuara gjatë takimit.

Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet teksa flet për objektivat e mbledhjes, duke veçuar dokumentin “Besa”, mënyrën e re të komunikimit të qeverisë me qytetarët, si dhe platformën “Pasqyrë Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha ndër të tjera Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?