Flet legjenda e futbollit italian, Buffon dhe trajneri i Italisë, Ventura

Të hënën Shqipëria luan me Italinë në stadiumin e Shkodrës. Para ndeshjes me Shqipërinë ka folur për mediat dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon. Portieri i Juventusit tha se Shqipëria i pëlqen shumë si vend, pasi ka gjëra të ngjashme me Italinë.

I pyetur se çfarë i pëlqen nga vendi ynë, ai tha se i ka bërë shumë përshtypje shprehja “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

Kam qënë 20 vite më parë në Shqipëri në ndeshjen me Teutën. Jam shumë i lumtur që luaj në Shqipëri, është një vend që më pëlqen shumë me të cilin kemi shumë të përbashkëta. Më bëhet qefi që Shqipëria shkoi në Europian, pasi trajner ishte një italian dhe ishim dhe ne pjesë e kualifikimit historik. Shqipëri-Itali mund të jetë edhe një tip derbi, pasi shumë shqiptarë të kombëtares kuqezi janë rritur dhe formuar në Itali. Panuçin e kam patur dhe shok skuadre dhe shpresoj që të arrijë sa më shumë me kuqezinjtë. Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj .

De Biasi – Italisë: Mos mendoni se e keni të lehtë kundër Shqipërisë.

Trajnerin italian me pasaportë shqiptare e madje edhe me një nofkë popullore mes shqiptarëve gjatë kohës së drejtimit të Kombëtares Kuqezi, (Gani Abazi). Një rast që nuk mund t’i shpëtonte mediave italiane për t’i shkëputur një intervistë para përballjes në Shkodër shkruan Express.

Me pozitat e Venturës që lëkunden “Gazzetta Dello Sport” madje kujton se ishte ai një ndër kandidatët kryesorë për t’u bërë trajner i Italisë pas largimit të Contes, por nuk arriti të lirohej nga detyra e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

Tani De Biasi konfirmon në intervistën e tij se nuk i erdhi mirë që në stolin e të kaltërve shkoi Ventura.

“U ndjeva paksa i vjedhur, pasi isha në avantazh, – thotë De Biasi duke shtuar- “Por, isha i impenjuar me Shqipërinë dhe nuk ja dola të lirohem. Shkoi ndryshe dhe tani nuk kam aspak xhelozi. Me Maqedoninë mund dhe duhej të fitonim, por futbolli rezervon edhe surpriza. Por do të kualifikohemi edhe pse në Shkodër do të jetë e vështirë”.

Për ndeshjen e kësaj të hëne, De Biasi që e njeh natyrisht mirë Shqipërinë, paralajmëron italianët se çfarë i pret në “Loro Borici”.

Shqipëria, është dhe mbetet larg teknikisht dhe për njëmijë motive të tjera, histori, kualitet individësh apo eksperiencë, por nuk i mungon grinta, agresiviteti dhe dëshira për të surprizuar. Me Panuccin kanë edhe diçka më tepër, dëshirën e lojtarëve për t’i rënë në sy trajnerit të ri. Pikët e tyre të forcës? Janë vendosmëria dhe organizimi”, deklaroi De Biasi.

“Do të shkojmë në Botëror me 100% nëpërmjet play-off-it, nëse nuk ndodh diçka e pazakontë. Si skuadër mund vetëm të rritemi, dhe në momentet vendimtare bëhemi më kompaktë. Nuk është ky rasti, por shpesh na duhet të prekim fundin për ti dhënë formë dëshpërimit. Gjithsesi play offi nuk është një tragjedi”, përfundoi De Biasi.

Trajneri i Italisë: “Është historike përballja me Shqipërinë”.

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura e ka quajtur historike përballjen me Shqipërinë të hënën mbrëma në “Loro Borici” të Shkodrës.

“Ky është një moment historik, pasi është hera e parë që Italia luan një ndeshje zyrtare në tokën shqiptare, andaj pres të jetë një sfidë e mirë dhe një natë festive”, tha fillimisht Ventura.

“Natyrisht, objektivi jonë është që të marrim pikët e plota që do të na lejonin të gjendeshim më mirë për fazën e play-off. Kështu që ne jemi duke punuar 50 % për rezultatin, 50 % për paraqitjen”, shtoi ai.

“Panucci është i afër me të gjithë, e njohim shumë mirë dhe do ta përshëndesim më shumë kënaqësi. Nëse nuk do të ishte Pnaucci, do të ishte Gianni De Biasi, kështu që Shqipëria ka një lidhje të gjatë me futbollin italian”.

“Nuk mendoj se është ndeshje mes trajnerësh, por mes lojtarëve të Italisë dhe Shqipërisë. Është hera e parë dhe do të jetë e mrekullueshme që të bëjmë ta shijojnë ndeshjen gjithë të interesuarit”, theksoi mes tjerash Ventura.

SKEMA/ Zbulohet formacioni i Panuçit përballë Italisë

SHKARKO APP