Flet prapë Izet Haxhia: Sali Berisha dha urdher për bombën tek “Sorosi”
Izet Haxhia eshte personi me i rendesishem, pas Berishes, per ngjarjet nga viti 1992-1997. Ai di shume gjera, po flet nga pak e perdite me nje kurajo te admirueshme.
Izet Haxhia ka reaguar dje pas akuzave se ai e kërcënoi Berishën, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Sorosit. Haxhia replikon me Altin Goxhajn, duke i treguar të shkuarën e tij, ndërsa thotë se ndërtesës së Sorosit i ka vënë eksploziv në ’97-n, me urdhër të Berishës.
“Lexova diku se nje fare Altın Goxhaj kishte bere ‘zbulimin’ se perse eshte kercenuar Sa’leh Berisha nga ana ime. Sipas ketij aktivisti te O.J.Q, qe hidhet sa ne nje preher politikani tek nje preher tjeter, une e paskam kercenuar Salehun sepse qenkam paguar nga Sorosi, ngaqe Salehu i ka zbuluar lidhjet korruptive me njerzëit e tij ne qeverine e sotme. Pika qe nuk te bie mor kelyshi i Sigurimsit te Shtetit. Po pse mundohesh te garosh me Salehun ne shpifje e trillime, nuk ia kalon dot atij. Ai eshte i vetmi ne llojin e ish- sigurimsave qe nuk ja leshon vendin e pare askujt per shpifje e trillime, as ty qe je i biri i nje sigurimsi famekeq. Babai jot ka qene drejtori i arshives se Sigurimit te Shtetit dhe pyete njehere per dosjen e atij qe i sherben sot duke shpifur marrezira te tilla. Prinderit e mi te thjeshte e të ndershem me kane edukuar te mos genjej kurre, te mos shpif, te mos vjedh, te jem i ndershem e besnik, ndersa ti kuptohet qe ke marre shume nga zanati i babait tend prej sigurimsi. Nuk e njoh as Sorosin as soroistat qe ka ne Shqipëri.
Por dua te kujtoj ty dhe Salehut se me porosi te tij kemi vendosur bomben ne ndertesen e ketij fondacioni ne mars te ‘97, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazeten e ketij rebelimi, “Koha jone”. Kaq per sonte”, shkruan ai.
Por Izet Haxhia akoma nuk ka folur se si Bashkim Gazidede urdheroi me Berishen President naten e 2 mars 1997 , nga ora 22.00 kur u vendos Ligji i Gjendjes se Jashtezakonshme, qe te digjej e shkrumbohej redaksia e Gazetes “KOHA JONE”. Naten e 2 marsi 1997 Bashkim Gazidede u emerua nga Presidenti Berisha, Komandant i Pergjithshem i Operacionit dhe nga mesi i nates kur sapo kishte hyre data 3 mars 1997, nga ora 01.00. forcat e SHIK-ut dhe nje pjese e Gardes se Republikes hyne dhe dogjen redaksine e gazetes “KOHA JONE”. Tashme eshte dokumentuar nga Prokuroria e cila ka sekuestruar rregjistrin e Librit te Ndalimeve te Komisariatit numer tre ne Tirane , ku eshte shenuar se gazetari Zamir Dule eshte marre forcerisht nga drejtoria e trete e SHIK dhe eshte cuar ne komisarit ku eshte torturuar (eshte ne librin e komisariatit nr.3 ora e dorezimit te Dules). Per kete ngjarje kane deponuar Pashk Tusha, Tonin Vocaj, dhe disa ish -shikas te thirrur nga Prokuroria. I vetmi zyrtar qe nuk ka folur per kete ngjarje mbetet Sali Berisha. Ndersa nuk dihet se ç’ka deponuar Agim Shehu per kete ngjarje.
I vetmi person qe e di mire kete ngjarje mbetet te jete Izet Haxhia. Por varet nga kurajo e tij civile qe te sqaroj djegien dhe shkaterrimin e redaksise se KOHA JONE tek shkolla e Kuqe.