Balla:Me goditën në aeroport familja Berisha. Argita: Fantazi e Edi Ramës!
Taulant Balla shkruan në facebook për ngarjen e mbrëmshe në aeroportin e Romës:
Një gjë e pazakontë më ka ndodhur dje ne darkë në Aroportin e Romes duke u kthyer nga nje vizitë pune. Isha nisur nga Shqiperia në mëngjes herët dhe po kthehesha në të njëjten ditë.
Isha duke kërkuar portën e daljes “Gate H 28”. Ne njërën dorë kisha nje çantë dhe në dorën tjetër xhaketën. Në momentin që kaloj pranë një kafeje Lavazza, nga krahu i majtë më vjen një goditje me grusht të një n
jeriu me kapele, nderkohë që në krahë të djathtë shoh një grua me fustan te kuq që edhe ajo hodhi një hamburger drejte meje. Bëra nje hap mbrapa se duart i kisha të zena dhe aty njoha në fillim gruan që ishte Argita Berisha.
Nuk e kisha pare ndonjehere nga afer, por ia njoh fytyrën. Ndërkohë që shquajta që personi me kapele mund te ishte burri i Argites. I thashe vetem: “jeni cmendur?” ndërkohë qe të dy bërtisnin vetem fjalen “qelbesirat”.
Dilemen e kisha te madhe, ne fakt. Të liroja duart, apo të bëja atë që në fakt bëra. Shkova në stacionin më të afërt të policisë në aeroport dhe i njoftova. Në fakt policia italiane mu duk se e kishte parë ngjarjen në kamera, sepse njëri prej policëve më tha se dukej qartë se gruaja dhe burri i gruas të kishin zënë pritë. Nje patrullë e policisë italiane ekzekutoi gjetjen e tyre dhe rregjistrimin e gjeneraliteteve. Të njëjtin kallzim e bëra edhe sapo zbrita ne Rinas. Gjjthcka është kështu dhe është fiksuar në kamerat e sigurisë së aeroportit. Të cmendur, për tu lidhur.
Reagon Argita Berisha:
Pyetje: Deputeti Balla ju ka akuzuar sot se në një incident të ndodhur në aeroportin e Romës, ju e keni provokuar verbalisht dhe i keni hedhur një sandwich. Keni koment në lidhje me këtë?
Përgjigje: “Sa më sipër është një gënjeshtër e paturpshme, as e para dhe as e fundit në radhën e trillimeve që Edi Rama vë në gojën e Taulant Ballës. Balla nuk meriton asnjë reagim, të çfarëdo forme, por mesa duket dizenjatori i fanellës së kombëtares ka marrë përsipër të dizenjojë dhe dëshminë e Ballës”.