Flutura Açka: Harrojmë ndonjëherë ku jemi, përse jemi

Nga Flutura Açka-

Harrojmë ndonjëherë ku jemi, përse jemi

Kur një nga këto ditë, më mbërriti në mesazhin e telefonit një trëndafil prej një mikun tim të çmuar, e kuptova se ishte një thirrje kujtese. U kujtova, kisha ditë e ditë pa folur, pa komunikuar, pa bëzamë njerëzore. Krejt jashtë natyrës sime, e cila, edhe në ditët më të errëta të saj, ka shpjeguar shijen e ujit të pusit ku ka rënë, siç edhe kundërmimin e ajrit përzier më dritë në ditët e saj të bukura.

Shpesh jetojmë ndërkohë të çuditshme, kur nuk e kuptojmē ku jemi e përse jemi aty ku nuk e dimë ku jemi. Janë gjendje të vjerdullta që na përmbysim në një ndalesë jete, duke nga joshur ta përbijmë përhumbjen që ajo na dhuron. Këto vitet e fundit kam folur shumë, edhe përtej zejes sime shkrimore – edhe politika është fjalë, por fjalē që vepron. Por është një zeje që nuk e bën dot vetëm, dhe duhet të kesh shokë shumë të mirë, qē ta bësh mirë.

Në një ndërkohë të tilla nirvane shpirtërore isha edhe këto kohë. Nuk është shkujdesje, por largesë për të dhuruar qetësi, së brendshmes sime dhe qenieve të dashura rrotull meje dhe atyre baresin kujtime. Dhe tek hapja sytë për të kuptuar ku isha, vërejta se kisha shkruar, më shumë se rëndom ditëve të mia dhe isha shkundur aq shumë nga pahu i hidhur i ditëve të bujshme, shpesh antiditë.

SHKARKO APP