“Forbes”: Rama do iki nga politika para pranimit në BE. Veliaj pasardhës
Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një analizë të gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe zhvllimeve politike në vend. Gazetarja Shellie Karabell ka qëndruar disa ditë në Shqipëri ku ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, si dhe ka parë nga afër reformat që qeveria ka kryer për të marrë vlerësimin e Bashkimit Europian.
Në intervistën e tij në “Forbes” kreu i qeverisë Edi Rama thotë se procesi i anëtarësimit në BE mund të zgjasë disa vite dhe ai nuk ka ndërmend që të qëndroj gjithë kohën kryeministër. Kreu i qeverisë thotë se pas artit dhe politikës, etapa e tretë e jetës së tij do të jetë përkushtimi ndaj gabimit. Interesant në këtë intervistë është fakti se Edi Rama jep për herë të parë afate se kur ka ndërmend të largohet nga politika.
“Rruga e parë ishte arti. Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon Rama duke shtuar se “në të ardhmen dua të merrem me diçka që ka të bëj me shijen, dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”.
Po në këtë shkrim ku flitet për reformat e qeverisë “Rama” dhe të ardhmen politike dhe personale të Edi Ramës, gazetarja jep dhe një ide të qartë se kush do të jetë pasardhësi i Edi Ramës në Partinë Socialiste.
Gazetarja shkruan se qytetarët në Shqipëri shohin kryebashkiakun Veliaj si pasardhësin e Edi Ramës, i cili ka ndjekur të njëjtën rrugë si Edi Rama në politikë.
“Qytetarët e shohin kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se rruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit”,- thuhet në shkrimin e “Forbes”.
Shkrimi i plotë i botuar në revistën “Forbes”: Shqipëria, vend i pazakontë me udhëheqës të pazakonshëm. Tnai këkron të hyjë në Bashkimin Evropian
Kryeministri shqiptar mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për intervistën tonë i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e piktorit” – një bluzë pune dhe jeans, me pika boje të shpërndara. Edi Rama e kishte kaluar mëngjesin e të dielës te atelieri i një miku – sikurse bën një herë në muaj – në përpjekje për të ruajtur pasionin që ishte karriera e tij e parë përbara se të bëhej kryeministri socialist i vendit të tij më 2013.
Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë, nxjerrja e shtetit më të varfër në Evropë dhe që konsiderohet si një ndër vendeve më të korruptuara në kontinent jashtë epokës së errët ndert bisedimeve që shpresohet se do ta drejtojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian në valën e ardhshme të zgjerimit që është planifikuar për në vitin 2025.
Rruga drejt Evropës
Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2009 dhe e e mori statusin e kandidates më 2014. Ndërkohë, BE-ja e bëri të qartë se nga Shqipëria priste përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe në mënyrë që të hapen negociatat e anëtarësimit: administrata publike dhe reforma e sistemit të drejtësisë, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar – që do të thotë luftë kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, përfshi mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e të drejtave të pronës.
Edhe pse janë ende larg përmbushjes, përpjekjet e bëra ia kanë shpërmblyer: BE-ja sapo ka njoftuar se Shqipëria do të nisë bisedimet për anëtarësimin në fund të qershorit, nëse do të merret pëlqimi unanim i 28 shteteve anëtare të BE-së. Rama ka besim te ky miratim dhe tregon me krenari atë që ka arritur qeveria e tij deri tani.
“Ne kemi ngritur procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar” – më tha rama gjatë interevistës me të. “Njëri për shembull u shkarkua sepse burimi i pasurisë së tij nuk mund të justifikohej. Do të gjejmë zëvendësuesit e tyre. Kemi shkolla të mira. Kemi një shprehje të vjetër këtu, ‘‘Më mirë ta kesh shtëpinë bosh, se sa të mbash gjarprin në gji.’” Edhe pse reforma e taksave dhe ajo bankare nuk janë pjesë e kësaj faze të reformave, rama po punon gjithashtu për përmirësimin edhe në këto sektorë.
Sa i takon reformave të tjera të kërkuara nga BE-ja, Shqipëria ka hapur qendra për refugjatët dhe të pastrehët, teksa shtrëngimi ndaj kanabisit e ka eliminuar në mënyrë drastike paratë që vinin nga ky i fundit dhe po fenomeni po zëvendësohet gradualisht me bujqësinë, me shpresën se do të kultivohet gjithashtu një biznes agroturizmi. Ky është potenciali për të zhvilluar çdo pjesë të vendit, duke e kthyer atë në një gurë themeli të një turizmi që po shpërthen. Për shembull, restoranti Mrizi i Zanave, i cili ndodhet në mes të një fshati, më p[ak se një orë me makinë larg Tiranës, ofron njëfarë shkrirjesh të kuzhinave ballkanike, me gatime origjinale të krijuara nga kuzhinieri dhe pronari Altin Prenga, një shqiptar që e fitoi zanatin e tij nëpër kuzhinat evropiane të Italisë dhe Francës.
Grante turizmit
Kjo është edhe nisma prej 40 milionë eurosh që i ëhstë dhën në formë granti Shqipërisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me qëllim zhvillimin e industrisë së turizmit të vendit, që do të krijonte edhe mijëra vende pune.
Veç peizazhit të restoranteve/agroturizmit, në Shqipëri ka ende shumë punë për të bërë. Natyra dhe traditat e vendit kanë qenë shtëpia e civilizimeve dhe historive njerëzore prej mijëra vjetësh. Ka qytete greke dhe romake si dhe tempuj të periudhës pre-Kristiane kur Shqipëria ishte një nyje e rëndësishme detare dhe tregtare. Ka kisha katolike dhe ortodokse, si dhe xhami turke. Në kohët moderne, pushtimi i Mussolini-t më 1939 i la në fakt vendit disa ndërtesa të bukura dhe lidhje të forta kulturore dhe financiare me Italinë (italishtja është praktikisht gjuha e dytë në vend). Pas epokës komuniste të Hoxhës, evangjelikët sollën dhe besimet protestante. Rezultati i kësaj ka qenë një tolerancë fetare që është e pazakontë për Ballkanin.
Por ka ende shumë rrugë për të bërë. Ndërkohë që Shqipëria mund të ketë një klimë mesdhetare dhe qindra kilometra brigje në detin Adriatik dhe Ion, male të shumta dhe site historike të Unesco-s, ajo çalon në disa pika kyçe të turizmit: në numrin dhe kalibrin e dhimave të hotelit, sigurinë nëpër shtigjet dhe rrugë-kalimet e vjetra, plazhet e pastra dhe plehrat që ndodhen kudo nëpër vend, transporti efiçent dhe aksesi. Këto janë të gjitha ato që rama ka në listën e punëve të tij.
Tursitët nga Italia fqinje tashmë kanë akses me tragete nga Brindisi dhe Lecce, dhe së shpejti do të ketë më shumë fluturime direkte nga Evropa. “Ne po lançojmë kompaninë tonë ajrore, Air Albania, këtë verë”, – konfirmoi Rama. “Do t’i shtojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë, si dhe në shtetet fqinje të Ballkanit, dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug pranë me Greqinë, ku ndodhen plazhet më të mira”. Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction.
Shqipëria është që tani një destinacion i përshtatshëm për buxhetin e udhëtarëve që duan aventurat (thuajse 4 milionë njerëz e vizituan Shqipërinë më 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të urizmit), por Rama ka synimet e tij për tregun me pesë yje. “Four Seasons” dhe “Marriott” thuhet se po shohin për prona dhe sheshe ndërtimi në kryeqytet. “Dyam të jemi ai lloj destinacioni që ka qenë Italia vite më parë”, – tha Rama. “Të vegjël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”.
Precesi i përmbushjes së listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë por i rëndësishëm për vendin, tha Rama. “Ka qenë një udhërrëfyes për shtetndërtimin dhe ndërtimin e institucioneve. Është i vyer për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk është nëse anëtarësimi në BE është apo jo rruga e drejtë, sepse është e vetmja rrugë”.
Hedhje vezësh në Parlament
Por pavarësisht vizionit të tij dhe punës së palodhur, Rama nuk është i përkrahur nga të gjithë në vendin me tre milionë banorë. Bëra një test me shoferët e taksive dhe tregtarët në kryeqytet, duke i pyetur për përshtypjet e tyre lidhur me gjendjen e Shqipërisë sot, dhanë pak a shumë të njëjtat përgjigje edhe pse ishin njerëz të zgjedhur rastësisht” korrupsioni në politikë është tepër i lartë, paguajmë shumë taksa, infrastruktura është e degraduar, dhe George Soros ëhstë faktikisht në pushtet sepse është ai që paguan për gjithçka. Rama e ndjeu mbi lëkurën e tij këtë zemëratë në parlamentin shqiptar. Për shembull, në mes të prillit, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët e btjerë e goditën me miell, ujë dhe vezë kryeministrin, duke protestuar për burgosjen e disa protestuevse anti-qeveritarë këtë pranverë. Shtatëlartësia e Ramës e bëri këtë të fundit një objektiv të lehtë për t’u qëlluar. (Deputetët që qëlluan me miell u përjashtuan gjashtë ditë, dhe agjenda e Ramës u miratua me votë në parlament po atë ditë). Rama thotë se politika shqiptare është “e papërpunuar”.
Ndërkohë që ai po projekton rrugën për Shqipërinë, Rama po projekton gjithashtu rrugën për atë që ai e quan rruga e tretë e jetës së tij.
“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.
“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.
Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.
“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.
“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”, përfundon kryeministri Rama për Forbes.
Mendimi popullor e sheh kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se ruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit.
Shkrimi në faqen online të revistës “Forbes” (anglisht)
Albania Is An Unusual Country With Unusual Leadership. Now It Wants To Join Europe