Forumi Botëror i Ekonomisë, presidenti Trump: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Presidenti i Amerikës, Donald Trump i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, tha se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke shprehur shqetësim për zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në kontinent. Trump tha se nuk po e njeh më Europën, por theksoi se ka një lidhje të fortë emocionale me të.
”E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, u shpreh Trump, duke shtuar se nuk dëshiron të fyejë askënd. Sipas Trump, miq të tij që kthehen nga vendet europiane i thonë se nuk i njohin më ato, për shkak të migracionit masiv të pakontrolluar, si dhe deficitit rekord buxhetor dhe tregtar.
Presidenti amerikan foli edhe për sfida globale, duke deklaruar se ”pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë, ndërsa liderët nuk po bëjnë asgjë”. Ai nuk dha detaje konkrete, por mbrojti politikat e tij ekonomike, duke thënë se parashikimet për recesion dhe inflacion të lartë janë hedhur poshtë nga rezultatet reale.
Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën, paçka se tha se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”. ”Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt”, shtoi Trump. ”Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë”, tha ai. Presidenti deklaroi më tej se të gjithë do të ishin mirënjohës për “deklaratën e tij më të madhe” sepse “njerëzit menduan se unë do të përdorja forcën”.
“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, tha Trump. Duke folur për kostot e naftës nën presidencën e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden, ai kritikoi atë që pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra.
Sipas Trump nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit është rritur. Ai flet për 50 milionë fuçi naftë që pretendon se u sekuestruan nga Venezuela dhe u sollën në SHBA. SHBA-ja arrestoi Presidentin Venezuelan Nicolás Maduro nga një kompleks në Karakas në fillim të këtij muaji. Që atëherë, Trump ka lavdëruar zëvendësuesen e Maduros, presidenten në detyrë Delcy Rodríguez.
KOHA JONË SONDAZH

