Forumi i Investimeve, Kryeministri Rama: Institucioneve do t’u zgjerojmë “trurin” nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

Është mbajtur dita e dytë e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forum, u shpreh se inteligjenca na ndihmon që të kapim maja dhe për këtë arsye “institucioneve do t’u zgjerojmë trurin nëpërmjet AI”.

“Kemi rënë dakord të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që e kemi krijuar para pak kohe. Kjo do të thotë që start up-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet e të shohin nga afër problematikat e të shfrytëzojnë statistikat dhe atë brum që më pas është baza e zgjidhjes përmes inteligjencës artificiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besoj që duke bërë këtë do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë në këtë fushë, do të mësojmë shumë gjëra të reja nga njëri -tjetri dhe do të prodhojmë produkte të reja. Kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të Diellës, ministres AI, akselerator që do të bazohet te ju, kapitali njerëzor që kemi brenda AKSHI-t dhe do të mundohemi që çdo institucioni t’i zgjerojmë trurin nëpërmjet AI. Ky është plani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi rënë dakord ta çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët, me bërthamë Agjencinë e Ekselencës që ne kemi krijuar para pak kohe dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj. Kjo do të thotë që duam që startup-et të kenë mundësi të aksesojnë institucionet, të shohin nga afër problematikat, por edhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre – atë brumë që është baza e zgjedhjes së inteligjencës”, tha Rama.

Dita e sotme e Forumit të Investimeve që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?