Forumi Mysliman,Vangjush Dakos: Hiqeni “Nënë Tereza”! Dako frikësohet

Kanë reaguar egër tek kryetari i Bashkisë së Durresit Vangjush Dako Forumi Mysliman i Durrësit. Vendosja e një muzeu të Nënë Terezës pranë xhamisë së qytetit të Durrësit, ka revoltuar myslimanët.

Forumi Mysliman ka reagoi me zemërim me anë të kësaj deklarate.

“Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit.

I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit…

Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë.

Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi etj.

Këto figura fetare dhe shumë të tjera, që kanë dhënë një kontribut real për Durrësin janë më afër realitetit tonë të përditshëm dhe me shërbimin e tyre i kanë shërbyer qytetarisë dhe harmonisë ndër-fetare.

Normalisht ne ndjehemi të shqetësuar nga ky politizim i skajshëm që i bëhet figurës së “Nënë Terezës”, e për më tepër që kjo të ndodhi në një vakëf, pra në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit.

Ne ju bëjmë thirrje që të rishikoni vendimin tuaj dhe ky veprim i ndërmarrë nga vullneti juaj i mirë të mos marri keqkuptimin e publikut tonë dhe të ngjyresave negative për ju,” thuhet në deklaratën e Forumit Mysliman.

Pas kësaj letre Vangjush Dako duket se është frikësuar aq shumë sa ka dhënë porosi që shikohet mundësia e largimit prej aty te Nënë Terezës, ndonëse kur ka njoftuar kryeministrin Rama për reagimin e Forumit ai i ka thënë që të mos hiqet, bile afrojua edhe pak me shumë atyre! Por duket se Dakon e kanë kërcënuar aq me shumë se zona e përreth Durrësit ka shumë ithtarë islamikë, e ku mendohet se tre janë të sapo kthyer nga Siria.

Ka pak ditë që kryetari i Bashkisë së Durrësit që ruhet me roje pas këtij kërcënimi nga Forumi Mysliman.

SHKARKO APP