Foto e Tiranës kur qeverisej nga PD-ja, reagon Erion Veliaj: ”Never again”!
Një foto nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokrate, ka qenë postimi i radhës në ”Twitter” nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler, shihet ajo që u kthye në simbol të paligjshmërisë, me gropa dhe me ndërtesa pa leje, kudo.
Kryebashkiaku Veliaj, i cili do jetë prapë kandidat për kryetar bashkie, thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte gati ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz vetëm për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
‘‘Urban Pool”. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem ‘partisë së shpellës’ kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj.
“Urban Pool” 😱
Nje foto e Tiranes nga Robert Pischler ne zenitin e qeverisjes SHQUP-ore te kryeqytetit 🤦🏻♂️
Kur i referohem “partise se shpelles” kam parasysh lehtesine e paperballueshme me te cilen jane kail ta kthejne qytetin ne gjiriz vec per nje grusht votash! #NeverAgain ✌️ pic.twitter.com/infS01ysI6
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 21, 2018