FOTO LAJM/ Rama me viçat në Libofshë të Fierit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Libofshë të Fierit, në inaugurimin e një ferme blektorale. Pas vizitës në fermë kryeministri ka postuar disa foto në Facebook ku shfaqet mes lopëve të fermës.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë dhe një foto me një viç të fermës. Nuk kuptohet se cili është mesazhi që ka dashur të japë kreu i qeverisë me këtë foto.

Në Libofshë të Fierit, ku falë mbështetjes nga grantet e qeverisë, kjo fermë blegtorale ka shumëfishuar punësimin dhe kapacitetin prodhues deri në 6.5 tonë qumësht në ditë, duke u kthyer në një shembull zhvillimi për të gjithë zonën”,- shkruan kryeministri në Facebook.

Ndërkohë një ish-deputet i opozitës ka shkruar pas kësaj: Punë viçash!

SHKARKO APP