Foto nga dita e sotme për 21 janarin. Kjo dosje mbetet “prova e zjarrit” për SPAK

Që në mëngjes kryeministri Rama postoi foto dhe shënimin “Drejtësi për 21 Janarin”. Me pas u vendosen lule të vendi i vrasjes së 4 protestuesve, për të cilët drejtësia nuk ka gjetur drejtësi, por e ka mbuluar duke dënuar jo urdhëruesit, por zbatuesit.

Gjykata e Strasburgut e ka kthyer për rihetim dosjen e vrasjes, por akoma nuk e merr askush përsipër për ta rihetuar; as prokuroria e Tiranës, por as SPAK.

21 Janari është kthyer për PS-në në çështje kryesore para SPAK-ut, por edhe premtimit publik të kryeministrit Rama se “kjo ngjarje do të zbardhet”.

Por kanë kaluar 13 vite dhe akoma asgjë. Me sa duket kanë fshirë fakte, dosje, prova, etj. Në 21 janarin janë përfshirë pothuaj krejt kupola e qeverisë të asokohe.

Nuk është Ndrea Prendi fajtori kryesor, janë shefat mbi të që kanë urdheruar.

Nuk ia mbante ish-komandantit të gardës së vitit 2011 që të vendoste për tu qëlluar mbi turmën e protestuesve. Aq me tepër për të vrarë katër protestues në Bulevard.

Në këtë dosje si “vrasje shtetrore” duhen hetuar edhe ish-ministri brendshëm Lulzim Basha, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, edhe ata që kanë fshirë dhe tjetërsuar serverin e kamerave të kryeministrisë. Edhe disa të tjerë që punuan për ta shuar në media dhe publik këtë vrasje makabër, por që sot janë, fatkeqisht, miq dhe aleatë të qeverisë Rama.

 

SHKARKO APP