FOTO/ PS fut “duart” në draftin e opozitës së re për heqjen e koalicioneve, gruaja e Ilir Rusmajlit hartoi amendamentet e Myslym Murrizit
Një detaj i vogël në draftin për ndryshimet kushtetuese ka zbuluar, përtej çdo dyshimi, se në parlamentin e Shqipërisë nuk ka deputetë “rebelë”. Ka vetëm disa aktorë të dobët që i binden Edi Ramës.
Ata bëjnë sikur duan ndryshim sistemi, depozitojnë amendamente kushtetuese që ndalojnë koalicionet, Rama bën sikur është nën presionin e tyre për vota, që të prishë marrëveshjen për reformën dhe të veprojë në mënyrë të njëanshme për të mos lejuar opozitën të dalë e bashkuar në një koalicion fitues.
Por të gjithë këtë teatër, të inskenuar nga Edi Rama, e hedh në erë një detaj….
Si i nxori zbuluar “rebelët” e Ramës dokumenti për ndryshimet kushtetuese?
Ilir Rusmajli është ekspert i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Ai i paraqet Komisionit dhe Këshilli Politik projektligje sipas kërkesave që miratohen në Komision ose në Këshill.
Ky është rregulli zyrtar, por eksperti i Komisionit është përdorur në fshehtësi nga Edi Rama për të shkruar draftin e deputetëve “rebelë”, që gjoja kerkojnë ndryshim sistemi. Kur drafti i dorëzuar në komision hapet në kompjuter, ai tregon (në foton poshtë) se është punuar nga kompjuteri i familjes Rusmajli.