Donald Trump i jep kupën Chelsea-t, fituesit të klubit me të mirë të botës (FOTO)
Klubi i futbollit më i miri në botë u shpall mbrëmë ekipi anglez i Chelsea, i cili mundi në finale ekipin francez PSG.
Asnjë nuk e priste fitoren e ekipit anglez përballë PSG, ekip që shkatërroi Real Madrid dhe që mori përpara një mori ekipesh të tjera të forta, por futbolli ndaj quhet i paparashikueshëm. Fitoi Chelsea.
Ndërkohë në finalen e klubëve të Botërorit ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump. Ai sëbashku me Presidentin e FIFA, Gianni Infantino i dorëzuan ekipit anglez kupën.
Fotot e momentit kur Presidenti Trump jep Kupën po bëjnë xhiron e botës.

KOHA JONË SONDAZH

