FOTO-VIDEO/ Meta me daulle në Kukës. Luan Rama me fjalën e burrit malësor

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Kukësit.

Veç mesazhe të forta politike, nuk kanë munguar dhe momentet e veçanta. Duke shëtitur në rrugët e qytetit, drejtuesit e LSI-së janë pritur nga qindra banorë në një ambient festiv me instrumente dhe muzikë popullore. Gjatë takimeve me qytetarët në qendër të qytetit, Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka zgjedhur që të marr vet daullen dhe të luaj një prej melodive më të njohura të zonës së Kukësit.

Në fjalimin e mbajtur në prezantimin e kandidatëve, drejtuesit e LSI-së thanë se kjo parti në Kukës ndjehet si në shtëpinë e saj. Këtë gjë e vërtetoi mitingu madhështor i LSI-së në Kukës, por edhe fakti që drejtuesit e saj janë bërë pjesë e festimeve me banorët duke treguar thjeshtësinë e një fushatë elektorale që është afër qytetarëve dhe jo me podiume dhe fjalime zyrtare.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2tYBO6V8H_E&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Më herët, gjatë takimit me strukturat e partisë, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka përcjellë mesazhe të forta politike. Rama ka deklaruar se objektivi i LSI në zgjedhjet e 25 Qershorit, është të dalë forcë e parë politike, ndërsa ka theksuar se në Kukës do arrijë të sigurojë një mandat deputeti.Po nga Kukësi, numri dy i LSI ironizoi dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama i cili është shprehur se PS duhet ta marrë e vetme “timonin e qeverisë”.

Luan Rama ka thënë se në Malësi, burri vlerësohet nga fjala e mbajtur dhe jo nga timoni. “Fitorja e LSI-së është një shans edhe për socialistët dhe demokratët. Ne e dimë që në Malësi, burri mbahet prej llafi, jo prej timoni. Fitorja e LSI-së do të vijë për shkak se ne do të ulim taksat dhe do krijojmë më shumë vende pune. LSI do të fitojë edhe në Kukës me një kandidat nga Kukësi”, u shpreh nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Në takimin entuziast të Kukësit LSI-ja, përveç kandidatëve, e ka nisur fushatën me dy simbolika që lidhen me trevën e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Jo rastësisht Luan Rama zgjodhi të flasë në Kukës për fjalën e burrit dhe theksoi se LSI është nga ato parti që e mban fjalën e dhënë. Ndërsa Kreu i Kuvendit dhe ish-kryetari i LSI-së, më pjesëmarrjen në festime popullore tregoi se LSI nuk është parti e sloganeve, por një forcë politike pranë njerëzve të zakonshëm.

FOTO

SHKARKO APP