FOTOLAJM/ Presidenti Meta duke blerë në dyqanin e lagjes: Produkte bio nga të gjitha trevat
Presidenti Ilir Meta postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga një market në Tiranë i cili tregton produkte organike që prodhohen në Shqipëri, nga të gjitha trevat kryesore të vendit.
“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,– shkruan Presidenti Ilir Meta.
Rikthimi i vëmendjes së fermerëve dhe institucioneve drejt produkteve organike (bio) është një prej çështjeve kryesore, të cilën kreu i shtetit e ka ngritur në takimet që ka zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, si një mundësi për zhvillimin e argroturizmit dhe ekonomisë.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2206586522720942