Luajtëm mirë në Marsejë, por u dorëzuam në minutën e 90-të
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7s8pMXrNDtY” width=”560″ height=”315″]
Një Shqipëri heroike që bie vetëm në fund . Minutat e fundit kanë qenë fatale për ekipin tonë. Antonie Griezman na ka ndëshkuar në minutën e ’90, teksa ka shënuar me kokë i gjendur i vetëm në zonë.
Më pas, në minutën e ’95 francezët kanë shënuar edhe golin e dytë me anë të Payet, pas një kundërsulmi, pasi ekipi ynë ishte hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit. Edhe pse ka humbur, Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishte përballë. Pjesën e parë ekipi ynë ka qenë shumë i qetë dhe ka bërë disa aksione të rrezikshme, sidomos në 25 minutat e dyta të pjesës së parë. Rasti më i mirë për ekipin tonë u shënua në fillim të pjesës së dytë, kur pas një krosimi të Hysajt, francezët për pak shënojnë një autogol, teksa godasin shtyllën e tyre.
Vlen të përmendet paraqitja fantastike e Elseid Hysajt, Mërgim Mavrajt, Burim Kukelit dhe Arlind Ajetit. Ishte dalja e këtyre dy të fundit për shkak të dëmtimeve, ajo që ndikoi në rrënien e lojës së ekipit dhe pësimit të dy golave. Tashmë Shqipëria ndeshjen e fundit do të luajë kundër Rumanisë, me shpresën që do të arrijë të fitojë dhe pse jo të shpresojë për një kualifikim, në rast se renditet një nga katër ekipet e treat më të mira. Sido që të shkojë, ekipi ynë deri më tani ka bërë dy paraqitje dinjitoze.
s.
Para ndeshjes
Ndeshja e vlefshme për Grupin A do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë në këtë kompeticion. Në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në eliminatore, Shqipëria ka dalë me sukses, me 1 fitore dhe 1 barazim përballë Les Bleus.
Megjithatë vetë trajneri De Biasi nuk pret që Franca të jetë ajo e eliminatoreve dhe prandaj u shpreh se do përpiqet që të limitojë cilësitë e mirë të skuadrës së Deschamps. Franca në këtë përballje vjen me një fitore ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse ndërsa Shqipëria me një humbje ndaj Zvicrës.
De Biasi ka bërë 3 ndryshime nga ndeshja e parë, Ajeti për Canan, Lila për Roshin dhe në krah të djathtë të mesfushës Memushaj për Xhakën.
Me një formacion 4-5-1 dhe me Lilën dhe Memushajn të rinj në formacion, Shqipëria do të luajë ashtu siç pritej – e kthyer në mbrojtje, dhe do të përdorë shpejtësinë e mesfushorëve për të dalë në kundrasulm. Po ashtu Franca do të vijë me dy mungesa të mëdha, Paul Pogba dhe Antoine Griezmann. Hera e fundit që Deschamps i la të dy në stol ishte hera kur Franca dështoi të fitonte përballjen me Anglinë në Uembli. Në vend të tyre do të luajnë Martial dhe Coman.