Frikë në Bruksel nga ndonjë sulm terrorist mbi centralin berthamor

Roja i sigurisë së një centrali bërthamor belg është vrarë gjatë natës së të premtes në Cahrleroi, në një distancë të vogël nga Brukseli.

Mjeti i tij identifikimit për të hyrë në impiant është vjedhur bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure.

Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej. Operacioni blic lidhet me atë të së enjtes në Paris që çoi në parandalimin e një tjetër atentati.

Informacionet e besueshme që vijnë nga Brukseli tregojnë për alarm shtetror  pasi mundet që centrali berthamor të jetë shënjestër e grupimeve terroriste islamike. Fakti që roja është vrarë dhe i është marrë karta e tij e hyrjes në central ka rritur frikën e akteve të tilla. Aq me tepër se nga hetimet e deritanishme kanë gjetur prova se drejori i centralit berthamor ishte nën vëzhgim prej kohesh nga terroristët, ndaj  është rritur shkalla e gatishmerisë në Belgjikë.

SHKARKO APP