FSHF nxjerrë biletat për ndeshjen me Anglinë, bileta më e shtrenjtë 500 mijë lekë!

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në treg biletat për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Anglisë, atë që mbyll fazën në grup për Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj drejt Botërorit.

Ajo mund të jetë një ndeshje vendimtare, pasi në një sfidë të tillë, mund të festohet kualifikimi për herë të parë në play-off të Botërorit. Ndaj FSHF ka menduar që çmimet e biletave për të ndjekur këtë duel, të mos jenë nga më të lirat.

FSHF ka bërë të ditur se ka hapur procesin e “rezervimit” të biletave, pasi për shkak të kërkesave të shumta, do të përdoret përsëri sistemi kompjuterik dhe shorti për të përcaktuar fituesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bie në sy se tribunat pas portës kushtojnë 3500 lekë të reja, ndërsa ajo ballore ka çmime marramendëse me 9000 dhe 15000 lekë të reja. Çmimet e biletave arrijnë deri në 50 mijë lekë në pjesë të caktuar atë stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

LISTA ME ÇMIMET SIPAS TRIBUNAVE

E101, E109, E201, E202, E210, E211, N106, N206, N207, S101, S201, S202 – 2500 lekë

N101, N102, N103, N104, N105, N201, N202, N203, N204, N205, S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 – 3500 lekë

E102, E103, E107, E108, E203, E204, E205, E206, E207, E208, E209 – 9000 lekë

E104, E105, E106, W101, W107 – 15000 lekë

W102, W106 – 25000 lekë

W103, W105 – 40000 lekë

W104 – 50000 lekë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?