Fundi i pushtetit po të mbërrin zoti Rama!
Sot opozita vendosi: Jo zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër. Vendim i zyrtarizuar me firmë e vulë. Pra nuk futen në zgjedhje më 30 qershor por edhe nuk do lejojnë zgjedhje farsë me “opozitë” të blerë.
PS-ja duhet të kuptojë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç uljes në bisedime për qeverinë e re, e cila do të organizojë vetëm zgjedhjet e reja parlamentare dhe vendore por edhe futjen e Shqipërisë si vend kandidat në BE këtë qershor.
Çdo lëvizje tjetër apo aventurë e Kryeministrit për t’u futur në zgjedhje pa opozitën dhe kushtet e bëra publike sot do të ishte një kaos në vend dhe një fund i tmerrshëm për Ramën.
Ndaj PS-ja dhe politikanët e saj të përgjegjshëm me në krye Ditmir Bushatin e Fatmir Xhafën, duhet t’i thonë Edi Ramës: Mjaft më!