Futet në debatin politik në PS edhe ministri i Financave Shkelqim Cani
Sikur të mos mjaftonin ministrat e tjerë, që duket i ka nxjerrë kryeministri të flasin për kongresin, doli sot edhe ministri i Financave Shkelqim Cani, një burrë me eksperiencë në administrim , por kurrë partiak i thekur ose që të jetë marrë me organizime politike. Nga Mirdita ku ishte ministri i lekeve të popullit tha se kongresi ka mbaruar punë me kryetarin Rama, pasi kur fiton zgjedhjet nuk ka votime në parti. Ndaj përpjekjet e Ben Blushit, Mimoza Hafizit e disa të tjerëve në PS duken të kota për zbatimin e statutit të PS për të zgjedhur me votë kryetarin e PS-së.
Por të bën përshtypje sepse deri tani kanë folur vetëm ministrat e PS-së dhe dy ose tre deputetë pa shumë autoritet në selinë rozë.