Garda dhunon Rakipin,Lubonjën, Bushatin, Bojaxhi të hyjnë tek Rama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-566IEKvW_U” width=”560″ height=”315″]

Në momentin qe po fliste Edi Rama ne hotel Tirana per projektin e stadiumit kombetar te futbollit kane shkuar per te hyre si gazetarë  Ylli Rakipi, Fatos Lubonja , Andi Bushati dhe Gjergji Bojaxhi nga  shoqeria civile per te degjuar kryeministrin Rama, por Garda nuk i ka lejuar.

Ne momentin kur keta kane tentuar te hyjne ne sallen ku po flitej per stadiumin Garda ka perdorur dhunen ndaj tyre. Kjo eshte nje gje e palorueshme dhe e dhunshme prej pushtetit. Nuk mundet te ndalohet media apo pjestare te rendesishem te medias se shkruar apo radiotelevizive per te marre pjese, nderkohe qe brenda ne sallen ku po diskutohet ka pjestare te tjere te medias dhe shoqerise civile.

f1

Dihet tashme se Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Gjergji Bojaxhi jane shprehur hapur kunder ketij projekti te stadiumit, pasi, sipas tyre nuk eshte me i miri dhe fsheh interesa klienteliste private.

Incidenti ndodhi pak pasi kryeministri Edi Rama kishte nisur të fliste në mbledhje. Lubonja, Rakipi dhe Bushati kanë qenë kritikë me projektin e prezantuar pak ditë më parë për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në vendin ku sot është stadiumi “Qemal Stafa”.

Megjithëse kishte shpallur një dëgjesë publike për Kullën me stadium, kryeministri Rama ka përdorur badigardët privatë të Hotel Tiranës për të penguar gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që kërkonin të njiheshin me projektin abuziv të arkitektit Italian Marco Cassamonti.

“Këtu është pronë private” i kanë kumtuar rojet e 15 katshit Fatos Lubonjës dhe Gjergj Bojaxhiut, përpara sallës ku kryeministri bënte prezantimin e projektit. Ndërsa Ylli Rakipi (ne foto i ndaluar nga badigardi hotelit ndonese le ftese) i tregonte ftesën nga kryeministria, badigardëve privatë ata shtynin njerzit e grumbulluar përpara shkallëve ndërsa rrojet e tij e futën Edi Ramën në sallë nga hyrja e ashensorit të shërbimit.

“Edhe Berisha në 21 janar kështu u ruajt me badigardë privatë përpara se të vriste. E mbani mend kjo qe akuza kryesore e opozitës së asaj kohe” i tha mediave gazetari Andi Bushati.

Një ditë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, deputeti i mazhorancës Fidel Ylli i kishte ftuar gazetarët dhe përfaqësuesit e Shqqërisë civile publikisht të shkonin në sallë dhe të sqaroheshin për pikpyetjet lidhur me projektin.

“Por në një shtet që toka publike e stadiumit i falet privatit, ku veprat publike i ndërtojnë të njëjtit njerëz, dhe ku edhe kryeministri i prezanton projektet nën mbrojtjen e gorrilave private, nuk mund të presësh gjë tjetër tha aktivisti Eljan Tanini”

Tashmë është e qartë, se çfar po i bën Edi Rama shqiptarëve. Vjedhja vazhdon qe komenti i një aktivisti që u largua nga shkallët e 15 katshit pa hyrë dot në dëgjesën e hapur.

Një nga pikat më të kritikueshme të këtij projekti është pikërisht kulla që është parashikuar të ngrihet bashkë me projektin e stadiumit.

f2

f5

Gjergj Bojaxhi pas skandalit. Kjo është maska e Ramës që fshehet pas privatit

Me sjelljen e sotme kryeministri tregoi se partneriteti publik privat eshte per te penguar transparencen ndaj shoqerise civile dhe te ashtequajtuarat prezantime jane vetem propaganda mediatike per te mos lejuar nje debat te shendetshem dhe te plote mbi efektet negative qe shkakton ky projekt per qytetaret e Tiranes.  Me pretekstin per te ndertuar nje stadium me standarte europiane qeveria eshte duke perkeqesuar standartin urban te qytetit. 

Lubonja pas skandalit/ Shpejt do të djegin zyrën e Ramës

Me sjelljen e sotme kryeministri tregoi se partneriteti publik privat eshte per te penguar transparencen ndaj shoqerise civile dhe te ashtequajtuarat prezantime jane vetem propaganda mediatike per te mos lejuar nje debat te shendetshem dhe te plote mbi efektet negative qe shkakton ky projekt per qytetaret e Tiranes.  Me pretekstin per te ndertuar nje stadium me standarte europiane qeveria eshte duke perkeqesuar standartin urban te qytetit.

 

U ftuam si publik per prezantimin e nje projekti si stadiumi kombetar. Cuditerisht ky takim u organizuar ne ambjentet e nje privati (klient i tenderave te kryeministrit)  dhe jo ne nje ambjent publik. Cudia smbaron ketu.  Rojet e ketij privati ndalojne me dhume hyrjen ne salle te atyre qe Kryeministri i ka ne liste si kritike te projektit. Ne salle hyjne vetem yesmenet e tij.  Dhe e gjithe shfaqja transmetohet live si paraqitje para publikut e projektit. Kjo eshte per mua zhveshja krejtesisht e maskes. Treguesi se ne cafare shkalle shteti eshte kapur nga privatet te cilet ne bashkepunim me maskat e tyre si Kryeministri e sherbetoret e tij grabisin publiku n dhe rrahin apo ndalojne sa here tendojne te mbrojne pronen publike qe po u grabitet. Perdorimi i policeve private per te bere akte te tilla nderkohe qe projekti eshte kryer ne kundershtim edhe me ligjet ne fuqi tregon se shteti yne funksionon si organizate kriminale. E gjitha kjo qe ndodhi e tejkalon shume ceshtjen e nje projekt stadiumi. Dhe meqe eshte folur shume per Ëemblin si shembull i nje statiumi historik qe prishet duke na krahasuar me britniket po ju them se po te ishte vepruar keshtu sic veproi sot ky Kryeminister ne Londer sot do te ishte djegur nga londinezet selia nr 10 ne Doëning Street, jo thjesht per te mbrojtur nje stadium, por per te mbrojtur demokracine, lirine dhe dinjitetein qytetar..

Ylli Rakipi:Kjo eshte e turpshme dhe kriminale

Ylli Rakipi drejtues i emisionit Te Paekspozuarit kerkoi qe te merrte pjese me te tjeret per te degjuar dhe dhene mendimet e tij ne lidhje me projektin e stadiumit kombetar por u bllokua ne menyre te dhunshme nga rojet e hotelit dhe Garda. Ai pohoi se “kjo eshte e turpshme dhe kriminale nga pushteti i Edi Rames”.

Incidenti me gazetarët në takimin e Ramës/ Basha:Akt i rëndë, sjellje e një qeveri bande

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për incidentin e ndodhur sot te Hotel Tirana, ku truprojat e Ramës penguan disa gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile për të marrë pjesë në dëgjesën publike për projektin e stadiumit të ri.

Basha e dënon aktin si dhe thotë se takimi i sotëm ishte një teatër-bunker me regji ku regji “ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin”.

Më poshtë reagimi i plotë i Bashës:

“Akt i rëndë, i paprecedentë dhe i papranueshëm, ndalimi me forcë i gazetarëve të njohur dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në një aktivitet, që sipas emërtesës duhej të ishte dëgjesë publike për projektin e stadiumit.

Rojet e Edi Ramës, janë urdhëruar të mos lejojnë futjen në këtë “dëgjesë”, të Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektin për stadiumin.

Sjellje tipike e një qeverie-bandë me një bandit-kryeministër. Një qeverie, që merr vendime për interesat e saj, të cilës i bie maska e dëgjesës publike në rastin më të parë.

Nuk ishte pra një aktivitet i hapur siç e propaganduan, por një teatër-bunker me regji ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin.

Ky është bunkeri ku qeveriset vendi, ku vendoset për pasuritë publike, ku shkelet ligji, ku ndahen copat e mëdha të tortës mes miqve.

Bukneri ku, hapësira për qytetarët në stadium zvogëlohet, dhe rritet e zmadhohet pjesa e biznesit, e kullës, e dyqaneve për klientin e Ramës.

Nga ky bunker rritet zullumi i qeveritarëve, fryhen llogaritë bankare, vidhen miliardat, ndërsa qytetarët varfërohen me përdhunë çdo ditë.

Ky është bunkeri i fundit që shqiptarëve u ka dalë për detyrë ta shembin, 26 vite pasi rrëzuan bunkerin e madh të regjimit komunist”.

Përgjigje kritikëve – Rama: “Qemal Stafa” një gropë! Financimi askund nuk bëhet nga qeveria

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kritikave të shumta për projektin e stadiumit të ri në Tiranë, duke theksuar se prona është dhuruar nga Bashkia e Tiranës.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit ku po diskutohet kjo çështje, Rama tha se flasin për një monument kulture në mënyrë abstrakte.

Rama: Ç’është në fakt sot stadiumi Qemal Stafa? Është një qendër e mjeruar tregtare, një gërmadhë, një tendë garazhesh që nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë lloj standardi, jo për qendrën e Tiranës, por është një turp në mes të kryeqytetit. Është një turp i madh për vendin tonë. Takimin e parë që kam pasur me Presidentin e Federatës si kryeministër, rrezikohet që ekipi jonë të çohej në emigracion për të luajtur ndeshjet e kombëtares. Ky stadium është i damkosur nga UEFA. Tirana nuk mund ta ketë luksin që të ketë një gropë të errët gjatë natës dhe një gropë pa funksion gjatë ditës.

Duke folur për një tjetër çështje tejet të diskutuar, atë të financimit, Rama tha se nuk ka qeveri sot në Evropë që financojnë ndërtime stadiumesh.

Sipas kryeministrit, shumë stadiume në botë kanë vetëfinancime, gjë që stadiumet në Shqipëri nuk e arrijnë dot për shkak se nuk ka tifozë të shumtë.

Rama: Nuk ka sot investitorë për të ndërtuar një stadium për çoka. Stadiumi është i dhuruar nga Bashkia. Stadiumi i Juventusit është i dhuruar. Jo vetëm që nuk kanë kërkuar para, por i kanë vënë në dispozicion truallin. Ajo çka kemi bërë me Elbasan Arena dhe “Loro Biriçin” na bën nder si qeveri, sepse e kemi bërë për të shpëtuar nderin e ekipit kombëtar.

Për të bërë të mundur që të mos hynim në histori si vendi i parë dhe i fundit në planet që në kohë paqeje, çon kombëtaren në shpinë e botës. Edhe Shqipëria e ka bërë në 97-n. Ka edhe një problem të rëndësishëm, stadiumet nuk ndërtohen më vetëm për futboll. Kam dëgjuar krahasime shumë qesharake. Stadiumi kombëtar nuk e ka mundësinë për të administruar vetveten. Problemi i madh që ne kemi me stadiumin e Elbasanit dhe të Shkodrës është administrimi i përditshëm.

Reagon Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar lidhur me incidentin në mbledhjen e KKT-së për stadiumin “Qemal Stafa”, ku disa gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nuk u lejuan të hyjnë.

Sipas Ramës aktiviteti nuk ishte dëgjesë publike, po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare  permes medias se pranishme dhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

Kryeministri thotë se “e verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete.

Postimi i plotë

 Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.

Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!

E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit.

Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.Kaq eshte e gjitha.

SHKARKO APP