Gazeta e famshme britanike “The Independent”, sot është numri i fundit
Numri i sotëm është i fundit i gazetës britanike The Independent në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t’i ofrohet lexuesit në versionin online.
Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze.
The Indipendent u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore. Kulmin The Indipendent e pati në vitin 1989 me një tirazh 420 mijë kopjesh të shitura në ditë, ndërsa vitin e fundit tirazhi i saj ra në 40 mijë kopje. Kjo është dhe një nga arsyet e kalimit të gazetës në versionin online, tranzicion nga i cili do të humbin vendet e punës rreth 100 gazetarë.