Gazeta gjermane: LSI dhe Meta do përcaktojnë Kryeministrin në vitin 2017

Gazeta gjermane, “Përpara”, (Vorwaerts.de) organi qendror i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, ka publikuar një artikull në lidhje me LSI-në dhe kreun e saj, Ilir Meta.

Artikulli vë theksin në afrimin e të rinjëve dhe rritjen elektorale të kësaj force politike. Gazeta bën një parashikim interesant për zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas saj, LSI pritet të kalojë forcë e dytë dhe do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të vendit.

“LSI, e cila lindi nga shkëputja prej socialistëve, kishte në 2009 katër vende në parlament. Prej  vitit 2013 janë 16 deputetë, dhe në këtë mënyrë është forca e tretë politike në vend. Me zgjedhjet në vitin qe vjen  LSI mund të behet forca e dytë politike dhe bashkë me Ilir Metën të përcaktojë kryeministrin”,- thuhet në shkrimin e gazetës gjermane.

Shkrimi i botuar në gazetën gjermane

Ne Shqiperi  terheq vemendjen  partia e re socialdemokrate LSI . Pas zgjedhjeve parlamentare ne vitin qe vjen  kjo parti se bashku me Ilri Meten mund te vendos se kush do te zgjidhet kryeministri i vendit. Celesi  i suksesit eshte rinia e partise .

Pas rrezimit te komunizmit ne Shqiperi ne fillim te viteve 90-te dhe pas zhvillimit  te shtetit neoliberal ne Ballkan, lulezoi ne kete vend te vogel kapitalizmi dhe ne shume raste edhe korrupsioni .

Ndersa ne kohen e diktatures  ishin te gjithe te varfer -pervec byrose politike , sot behen  me pak te pasurit akoma me te pasur . Rreth 90 % e rinise shqiptare  duan ta braktisin Shqiperine per shkak te mungeses se prespektives  dhe te shpreses. 96% e te rinjve besojne, qe zgjedhja e vendit te tyre  te punes nuk eshte ne doren e tyre por te dikujt tjeter . 80 % jane te deshiruar per nje shtet me mireqenie sociale  sipas modelit socaildemokrat.

Vend i vogel me potencial te madh

Shume shqiptar jane krenar qe jane shiptar, por nuk jane te lumtur te jetojne ne Shqiperi.  Besimi ne shtet dhe  ne politik eshte tronditur shume. Socialistet dhe demokratet  dallohen vetem nga  ngjyra e partise „ e kuqe „  ose „ blu“ , sepse  nuk mund te  dallohet pothuajse  asnje ndryshim  tjeter midis  te dy partive . Megjithate vendi ka shume potencial.  Ky potencial ne aspektin politik pasqyrohet ne Levizjen Socialiste per Integrim te themeluar ne vitin 2004  dhe organizaten  e saj rinore ( LRI).

LSI , e cila lindi nga shkeputja prej socialisteve, kishte ne 2009 kater vende ne parlament. Prej  vitit 2013 jane  16, dhe ne kete menyre eshte forca e trete politike ne vend . Me zgjedhjet ne vitin qe vjen  LSI mund te behet forca e dyte politike dhe  bashke me Ilir Meten te percaktoje kryeministrin .  Meta eshte  kryetar qe me themelimin e Partise ne 2004 dhe me sa  duket eshte shume i  interesuar ta transformoj Shqiperine ne nje shtet ligjor demokrat , europian dhe socialist . Sigurisht multimilioneri nuk eshte nje socialist shembullor dhe ka gjithashtu  difekte ( cene ) , se per me shume edhe ai ka mbartur politiken e ketyre viteve te fundit.  Gjithsesi  partia  jep shprese dhe tregohet e angazhuar .

Pothuajse gjysma e anetareve i perkasin organizates rinore. Ata cojne perpara partine dhe mendojne si europian. Ata jane ata, qe nuk lejojne qe dikush t’ua marre te ardhmen , por duan te bashkevendosin vete.

Rinia zhvillon me tej partine

Meta nuk e anashkalon  kete rini dhe ai di gjithashtu ti perdore ata. Ne kryesine e partise jane edhe njerez te rinj . Disa nga 16 deputetet vijne nga organizata e rinise.  Pervec kesaj  te    rinjte zene  nje pjese te madhe te mandateve  bashkiake. Meta investon shume ne organizaten rinore  dhe kjo edhe me vepra.  Rinia e mbeshtet ate, arsimohet, por shpreh edhe kritikat e veta dhe e zhvillon partine me tej.  Nje pjese e madhe e merites, qe LSI eshte  momentalisht  kaq e sukseshme, i takon edhe   organizates rinore. Te rinjte nuk duan ta braktisin vendin, por marrin persiper risqe dhe duan te krijojne nje Shqiperi  socale dhe demokrate.

Deshira  per  kete eshte e madhe : Ne vitet 90-te dhe 2000 Shqiperia u shendrua ne nje shembull neoliberal ne Ballkan, e cila coi shumekund  ne renien e strukturave te rendesishme sociale.  Kredo-ja ishte : Nese  do te praktikonim te kunderten e komunizmit qe sundonte me pare, atehere kjo eshte mire. Privatizimi i shkollave , prishja e strukturave te ekonomise bujqesore, pengimi i ndjenjave kolektive dhe ndjenjave te nje shteti qe kujdeset per mireqenie sociale –  te gjitha keto i perkisnin  per nje kohe te gjate ideologjise poltike ( Mainstream)  ne Shqiperi.

Pajtimi i shtetit me qytetaret e tij

Mosndjekja e kesaj politike nuk do ta kthente Shqiperin ne komunizem . Ndarja nga anikomunizmi nuk do te ishte gje tjeter vecse nje politike socialdemokrate, e cila nuk erdhi as nga socialistet dhe as nga demokratet. Ndarja nga antikomunizmi do te jete  edhe nje pajtim i shtetit dhe i politikes me qytetaret e tij. Ai mund te jete transformimi i nevojshem social dhe europian .

Nese Shqiperia e arrin kete, mund te kete nje te ardhme  socialdemokrate, dhe nese kjo ndodh, EU do te hapi  vete dyert dhe do e pershendes te hyje Shqiperine.  LSI dhe LRI do te luajne per  kete rolin vendimtar dhe keshtu se shpejti njerezit si Kejdi Mehmetahj ( 23 vjec dhe anetar i parlamentit) ose Kristi Xharau ( 19 , sekretari internacional) do te kene  drejtimin e Shqiperise ne duart e tyre.

SHKARKO APP