Gazeta franceze Le Monde: Një akt barbar i qeverisë Rama ku shkatërroi Teatrin Kombëtar

Mediat në të gjithë botën po shkruajnë për shembjen e Teatrit Kombëtar nga kryeministri Rama. Mediat më prestigjioze të planetit e kanë kritikuar kryeministrin shqiptar për rrëzimin e një ndërtese simbol të artit shqiptar dhe për dhunën e policisë.

Ndërsa gazeta kryesore franceze “Le Monde” shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë. Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk lë rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor.
Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia, madje ndërtesa filloi të shëmbej kur kishte njerëz brenda.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë buldozerin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.
Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë.

Por dhuna e 17 majit ishte e paparë ndaj artistëve, të cilët u tërhoqën zvarrë nga policia natën vonë, duke gdhirë 17 maji.

SHKARKO APP