Gazetarët në protestë, mikrofonat në zinxhirë

Kryeministri Rama ka kohë që ka futur në pazare të pista disa pronarë mediash, kurse gazetarët investigativë apo analistët kurajozë i sulmon. Kjo frymë armiqsore ndaj medias kritike ka sjellë një valë sulmesh, edhe fizike, ndaj gazetarëve të caktuar.

Një grup gazetarësh janë mbledhur sot në shenjë protestë para Prokurorisë së Përgjithshme, sikurse kishin paralajmëruar më herët. Pas shtyrjes së dhunshme që iu bë gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, ndërsa po i drejtonte pyetjet si dhe të disa rasteve të mëparshme kur gazetarët janë kërcënuar apo intimiduar, gazetarët kanë dalë në protestë, teksa kërkojnë që të mos dhunohen dhe preken.

“Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Kërkojmë shkarkimin e truprojës së Prokurores, si dhe prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë! Lajmësi është i shenjtë”, është shprehur gazetarja Brikena Prifti, gjatë një prononcimi për mediat.

Edhe dje policia dhunoi dhe sulmoi gazetarët të cilët po kryenin detyrën e tyre si pushtet i katërt. Fryma antimedia që po transmeton kryeministri Rama duke akuzuar, stigmatizuar apo edhe shantazhuar ka sjellë që segmente të pushtetit dhe te shtetit të turren ndaj medias së lirë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1089922977872460/?t=0

SHKARKO APP