Gazetari kosovar: “Fjalimi i Ramës ishte fjalimi i gjithë shqiptarëve”. Ndërsa Albin Kurti: Nuk e kam dëgjuar!

Gazetari nga Kosova Lirim Mehmetaj thotë se fjalimi i Ramës në Asamblenë e KiE ishte në fakt fjalimi i gjithë shqiptarëve për luftën e Kosovës dhe luftëtarë e UÇK.

Në emisionin Now në Euronews Albania ai u shpreh se në raste të tilla duhet të shihet në një kontekst më të gjerë, pasi nuk ka rëndësi kush është zëri, por se çfarë thotë dhe në çfarë platforme e thotë.

“Ajo që i shqetëson më shumë se çdo gjë sot njerëzit në Kosovë është se ish-luftëtarët e UCK po rrezikojnë të dënohen më shumë se serbët që kryen krime lufte në Kosovë.

Ky nuk ishte fjalimi i Ramës, ai është fjalimi i shqiptarëve për luftën e Kosovës dhe luftëtarët e UÇK. Nëse është vonë keq, por nëse nuk do nuk bëhej fare, akoma më keq. Për të mos i hyrë në hak Ramës, ai nuk e kishte me Gjykatën Speciale, kërkoi heqjen e rezolutës së Dick Marty”, tha gazetari.

Ndërkohë kryeministri kosovar Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit Rama se ka qenë me punë e takime!

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha Kurti para gazetarëve.

SHKARKO APP