Gazetari i CNN,kryeministrit Rama: Kujdes kur flet për zgjedhjet në SHBA!

Edhe ne SHBA Edi Rama ka vazhduar fushaten kunder Trump. Kohët e fundit kryeministri Edi Rama po përsërit vazhdimisht akuzat ndaj Donald Trump, kandidatit që kërkon votën e republikanëve për të garuar për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ndodhur aty, Rama po e përsërit në çdo takim se “zgjedhja e Trump do të jetë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”. Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest kryeministri Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.

Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari i njohur duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.

Rama u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian. Nje deklarate kunder Trump Kryeministri Rama e tha fillimisht ne Kosove e me pas i pelqeu ideja se lakohet nga mediat e huaja dhe e pohoi edhe ne SHBA.

Quest e pyet se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i këshillon Donald Trump të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët,

Po sikur të fitojë Donald Trump cili do të jetë fati i kryeministrit Rama?!

Intervita e plotë Kryeministrit Edi Rama për CNN​:

CNN: Kryeministri i Shqipërisë thotë se zgjedhja e mundshme si president e kandidatit që kryeson garën e republikanëve do të dëmtonte marrëdhëniet amerikane me këtë vend. Pyes Edi Ramën se përse e tha këtë dhe se çfarë nënkupton ekzaktësisht?

Kryeministri Edi Rama: SHBA është “një qytet i shndritshëm mbi një kodër” për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cënojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë.

CNN: Ju jeni në dijeni, pa dyshim, që kortezia diplomatike zakonisht nënkupton që liderat e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vende të tjera, por duket qartë se ju keni vendosur që kjo çështje është aq e rëndësishme sa që e tejkalon këtë protokoll.

Kryeministri Edi Rama: Nuk komentova mbi zgjedhjet. Unë thjesht thashë diçka që kuptoj, pastaj nuk jam as i pari dhe as i vetmi që e thotë. Udhëheqës të tjerë në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre. SHBA është në sytë tanë një lider botëror, që ne e ndjekim si një shembull vërtet frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ngritur mbi vlera dhe parime për të cilat Amerika ka luftuar dhe që e kanë bërë Amerikën të madhe.

CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftrat që bëjnë përkrah Amerikës.​

SHKARKO APP