Gazetari investigativ, Artan Hoxha: SPAK-u ka presion të fortë politik për inceneratorin e Tiranës

Me sa duket do të kemi zhvillime të reja dhe interesante në lidhje me hetimin për inceneratorët.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se policia ka dështuar të arrestojë Klodian Zoton, i cili është i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve. Sipas gazetarit, policia ka pasur informacione që Zoto ka qenë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit siç raportohej. Hoxha ka folur po ashtu edhe për një tjetër të shpallur në kërkim në lidhje me aferën, Stela Gugalljan. Sipas tij, ajo po fshihet jashtë Shqipërisë.

“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik, por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia.” tha Hoxha në një intervistë në “ABC”.

Sakaq, gazetari u shpreh gjithashtu se nga burime të tij brenda SPAK, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nën hetim edhe personazhe të njohur publikë për aferën e inceneratorëve.

“Është një çështje në hetim. Nuk do të mbyllet kaq shpejt. Interes ka se çfarë po bëhet me këtë hetim dhe a do të shtrihet më tej. Deri tani ky hetim ka pasur dy faza jemi në pritje të fazës së tretë. Janë shtrirë kryesisht me të Elbasanit dhe Fierit. E treta është më i kushtuari, ky është 128 milion euro dhe nuk ekziston. Te dy të parët kemi një objekt, në Tiranë kemi vetëm një landfill.

Jemi në pritje të Tiranës se çfarë do të bëhet. Edhe kjo që është bërë deri tani është sukses. Prokuroria ka boll elementë, e ka shpërbërë skemën. Por ndodhet ara faktit që a do të ketë vullnet të shkojë më lart. Ka disa personazhe të zgjedhur publik që duket sikur janë toleruar nga prokuroria. Më është thënë që i kemi nën hetim. Nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të merren nën cilësinë e të pandehur.

Për Tiranën janë akoma duke hetuar. Presioni për Tiranën është jashtëzakonisht i madh. Prokuroria ka një element të rëndësishëm të ndaluar si Alqi Bllako. Ka firmosur shumë shkresa që kanë lëvizur nga ministria e tij në drejtim të Kryeministrisë dhe bashkive. Ka një mundësi që të ulë ngarkesën e vet dhe ti bëjë një shërbim publikut. Presioni për hetimin e Tiranës është shumë i madh. U bëj apel të mos tërhiqen”, u shpreh ai.

SHKARKO APP