Gazetari: “Tahiri si cironkë para Dakos”. Dako: “Eshtë sajesë dhe mashtrim”

Në kohën kur gjithnjë e më shumë po flitet për implikimin e zyrtarëve të lartë në afera korruptive dhe bashkëpunim me krimin e organizuar, gazetari Basir Çollaku ka bërë sot një deklaratë të fortë kundër një prej politikanëve dhe drejtuesve më të rëndësishëm të pushtetit vendor të PS.

Gazetari Basir Çollaku, duke komentuar deklaratën e Ambasadorit Amerikan për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, thotë se, ka siguruar dokumente për implikimin e kryebashkiakut të Durrësit në një afere mafioze.

Ndërkohë, gazeta “Koha Jonë” ka kontaktuar sot me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me deklaratat e gazetarit. Dako thotë për “Koha Jonë” se nuk ka asgjë të vërtetë dhe i ka cilësuar qëndrimet e mediave të ndryshme si sajesa dhe spekulime.

Ditën e sotme, deklarata e gazetarit në rrjetet sociale  u përhap me shpejtësi në median online. Çollaku pretendon se zyrën e Vangjush Dakos është negociuar procedura për konfiskimin e pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës.

“Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës?”,- shkruan Çollaku.  Me dëshmi, dokumenta dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..”,- shkruan më tej gazetari.

Ndërkohë që këtë akuzë, kryebashkiaku Vangjush Dako, e ka cilësuar si sajesë në prononcimin e dhënë për “Koha Jonë”.

SHKARKO APP