Gazmend Bardhi: Makina ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe me para
Një ngjarja e rëndë është duke ndodhur në Elbasan. Kandidati i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka ndaluar një automjet në Elbasan që dyshohet për blerjen e votave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 maji’ të Elbasanit.
Por pasi është bllokuar mjeti që dyshohet se shpërndante para për vota, kanë nisur dhe krismat e armëve.
Kandidati i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi ka komentuar për median ngjarjen e ndodhur në Elbasan. Bardhi tha se nuk ka informacion për detajet e ngjarjes, por di vetëm se makina ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe para.
“Nuk kam informacion. Makina ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe me para. Kaq informacion kam. Pjesën tjetër e shihni vet. Policia nuk mori masa për të ndaluar ngjarjen Në atë makinë kanë qenë një grup personash, të stafit të Taulant Ballës”,- tha Gazmend Bardhi.
Ditën e sotme në Elbasan është vrarë një person dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.
(Lajmi në përditësim)
https://twitter.com/GazetaKohaJone/status/1384845680716419072?s=20