Gazmend Bardhi: PD do bojkotojë parlamentin

Gazmend Bardhi, shefi i deputetëve të PD, ka nisur sms deputetëve të PD që të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare dhe në seancat e parlamentit. Ky vendim mbetet i përkohshëm, thekson Bardhi. Ai kërkon që të jenë të gjithë në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të hënë, pasi do të ketë vendim politik si grup.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Kryetari

Gazment Bardhi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?