Gazment Bardhi paralajmëron një 22 dhjetor-revoltë. Balla: Nuk iu vijnë demokratët!

Me 22 dhjetor, pra ditën e hënë, PD dhe partitë opozitare kanë lajmëruar për protestë-revoltë kundër kryeministrit Rama.

Me urdhër të Berishës janë shpërndarë gjithë deputetët në rrethe për të siguruar sa me shumë pjesmarrje. Në disa degë të PD si Mamurras, Laç, Krujë, Tepelenë, Elbasan, Mirditë, Has, Tropojë, etj organizatorët po sigurojnë protestues me fizik të fortë, sepse do ti vendosin në radhën e parë te kryeministria për tu përplasur me policinë e shtetit.

Skenari është se nuk do ketë fjalime për ti mërzitur protestuesit, por direkt në përplasje para kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në dyqane ku shiten lendë plasëse nuk ka mbetur asgjë, pasi e kanë blerë militantët e PD për revoltën e ditës së hënë.
Po kështu Policia e Shtetit po mobilizon gjithë forcat e saj policore për protestën e datës 22 dhjetor. Ndërkohë Taulant Balla thotë me ironi se nëse iu vijnë 1 mijë demokratë kanë sukses!

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Gazment Bardhit:

Takimet me demokratët në Njësinë 1 po tregojnë qartë se më 22 Dhjetor Tirana nuk do të heshtë.

Kur pushteti vjedh dhe qytetarët shpërfillen, protesta mbetet i vetmi vend ku zëri ynë dëgjohet.

Nga Njësia 1, thirrja është e qartë: rezistencë dhe protestë të vazhdueshme, deri në largimin e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?