Gazment Bardhi: Pse Qeveria paguan akoma miliona euro për inceneratorët për dy mafiozë në arrati?
Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar te PD, doli sot në konferencë shtypi ku akuzoi kryeministrin Rama që akoma vazhdon qeveria të paguajë dy mafiozët në kërkim, Mertiri dhe Zoto, për inceneratorët.
Qeveria paguan nga buxheti i shtetit ndonëse janë në kërkim nga SPAK me mandat arresti, theksoi Bardhi. Me tej ai tha se kemi kërkuar interpelancë dhe seancë pyetje me kryeministrin por ai nuk pranon të vijë para deputetëve për të dhënë shpjegime.
Fakti që vazhdojnë milionat e eurove në llogari të kompanisë së inceneratorëve nga bashkitë dhe qeveria, ndërkohë që SPAK po bën arrestime, kreu i grupit parlamentar të PD-së, shtoi se kjo vjen nga pazaret e Edi Ramës me këto dy mafiozë në arrati.
“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha ai.