Genc Ruli e “kruan” me Saliun:Duhet PD krejt ndryshe nga e Berishës
Ka filluar një frymë antiBerisha në selinë blu në raport me stilin që duhet përdorur në raportin me partinë e para qershorit 2013. Genc Ruli e ftoi dje kryetarin e partisë, Lulzim Basha të lexojë si duhet humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Sipas ish-ministrit të qeverisë “Berisha”, selia blu duhet të reflektojë pse populli e nxori në opozitë, ndonëse Basha e quan të mbyllur analizën për humbjen e dy viteve e gjysëm më parë. “PD-ja vjen nga 2013-ta, ku pësoi një humbje elektorale, të cilën duhet ta lexojë se për cilën arsye elektorati nuk e votoi. Pra, e thënë ndryshe, PD duhet t’u tregojë shqiptarëve që jo vetëm është ndryshe nga modeli ‘Rama’ i qeverisjes, por që PD ka reflektuar dhe është ndryshe edhe nga ajo që ka qenë para 2013″, – u shpreh Ruli në një intervistë për “Vizion Plus”duke nënkuptuar PD e kohës së Berishës.
Por nuk dihet se çka në mendje Ruli, i cili për të së vertetës mbetet një nga themeluesit legjendarë të PD. Po synon të kontribuojë në korigjimin e PD-së apo për të qenë njeriu numër dy në selinë, si “dorë e vjetër” e Berishës. Ndonëse me shumë duket si “kruarje” me ish-liderin. Genc Ruli është shumë i padëshifrueshëm në llogaritë e tij.