“Giornale di Puglia”: Në Shqipëri sistem tri polar, LSI kandidat për të qeverisur

Mediat europian po i kushtojnë vëmëndje të madhe zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të zhurmshme në Maqedoni si dhe zgjedhjeve në Kosovë, ku akoma nuk po krijojnë qeverinë, interesi i BE dhe i SHBA ka kaluar në Tiranë. Sejcili kamp politik, si PS, LSI apo PD kanë sondazhet e tyre reale ku afërsisht përcaktojnë sa mandate deputeti mund të marrin. Nga këto javën e fundit PD dhe LSI janë më në entuziazëm nga prirja masive e elektoratit shqiptar. Por analistë të besuar tregojnë se qeveria e re bëhet nga LSI bashkë me një parti tjetër. Ndërkohë që Edi Rama sulmonte fort, tashmë ka filluar të ul tonet dhe ta lërë një derë hapur me kryetarin e bashkisë për ndonjë mundësi paqtimi me LSI. Por edhe Lulzim Basha duket me pranë koalicionit me LSI, pasi Ilir Meta ka deklaruar se “Lulzim Basha nuk është nën urdhërat e krimit apo nuk bashkëpunon me krimin”, pra nënkuptimi duket qartë. Gjithsesi jetojmë në Tironë e gjithçka mund të ndodhë.

Media italiane “Giornale di Puglia” i kushton një shkrim situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Në artikull flitet për lindje e një sistemi tri polar dhe LSI si kandidat serioz për të marrë drejtimin e vendit.

“Ditën e dielë, më 25 qershor, pak më shumë se 1.7 milionë votues shqiptarë do të shkojnë në votime për të zgjedhur një parlament të ri, i cili do të mbetet në detyrë për katër vjet.

Sipas shpresave dhe propagandës politike, do të jenë ata që do ta shohin Shqipërinë të fillojë negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian, por mbi të gjitha do të shohin zbatimin e një reforme gjyqësore që e ka “shqyer” politikën shqiptare për më shumë se një vit.

Situata është shumë e tensionuar dhe lajmi i disa sherreve politike ka sjellë serinë e gjatë të sulmeve verbale që kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha (i cili e mori partinë nga ish-presidenti Berisha), të cilat shpesh kanë qenë me tone shumë agresive.

Ata janë udhëheqësit e tre partive që do të ndajnë mandatet parlamentare, në përputhje me votat e shqiptarëve.

Ndryshe nga kohët e shkuara, kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë ndarë pothuajse të gjitha votat, këtë herë një seri e ndryshimeve të procedurave zgjedhore solli lindjen e një sistemi Tripolar, të gjithë kundër të gjithë, me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila duket si një kandidat serioz për të mbledhur vota dhe mandate, duke ia rrëmbyer dy partitë të tjera”, thuhet në artikull.

Më tej shkruhet për 4 vitet e qeverisë Rama dhe problemet me ekonominë.

“Katër vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë kaluar mes të skandaleve, kontratave dhe polemika të fuqishëm në përhapjen e kultivimit të marijuanës, dhe me një ekonomi jo të qëndrueshme, dhe dy vitet e fundit, në grindje të vazhdueshëm me partnerin e koalicionit Ilir Meta.

Analistët kryesore besojnë se Rama nuk mund të tejkalojë rezultatin e vitit 2013, kur ai mori 41.3%, një rezultat që do të garantonte sot zgjedhjen e jo më shumë se gjashtëdhjetë deputetë nga 140 gjithsej, kështu që nuk është e mjaftueshme për një qeverisje një-partiake”, citohet në shkrim.

Ndërsa në lidhje me sondazhet shkruhet për ato të bëra nga televizionet afër Ramës, por edhe një atë pavarur që e nxjerr LSI-në forcë e dytë.

“Këto zhvillime kanë shkaktuar një luftë të vërtetë sondazhesh (të cilat në Shqipëri nuk janë të rregulluara me ligj) me dy stacione televizive konkurruese, edhe pse të dyja më afër Kryeministrit Rama, të cilët kanë botuar anketat e kryera nga institucionet italiane që e shohin Ramën pranë shumicës absolute, ndërsa Metën shumë prapa.

Ndërsa një sondazh sekret i kryer nga një tjetër kompani italiane në emër të një klienti të huaj, raporton partinë e Metës në vendin e dytë përpara Partisë Demokratike, Partia Socialiste është gjithmonë e para, por në një masë të reduktuar mandatesh.

Nuk flitet pra një qeveri koalicioni, pasi këtë herë loja duket e hapur, me të treja palët që kërkojnë të zgjedhin se me kë do të ulen në qeveri”, përfundon artikulli.

Votimi do të përfundojë të dielën në mbrëmje, por procedurat për numërimin e votave do të marrë disa ditë.

Natën e së dielës një nga institutet italiane do të publikojë anketat e sondazhit, ndërsa për thirrjen e Kuvendit të ri dhe betimin e qeverisë së re duhet të presim deri në shtator.

SHKARKO APP