Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Agron Gjekmarkaj: PD të braktisë hallet e Berishës dhe projektet tinzare të Bashës

Agron Gjekmarkaj: PD të braktisë hallet e Berishës dhe projektet tinzare të Bashës

Kryesore
E mërkurë, 4 Maj 2022 22:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për ish-nënkryetarin dhe deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj, mungesa e 35 deputetëve në Kuvendin e datës 30 prill mbajtur nga Komisoni i Rithemelimit, nuk duhet të merret si sy shkelje për të formuar më vonë një parti të vulës si opozita e Azerbajxhanit. Sipas tij, PD ka nevojë të braktisë hallet e mëdha të Berishës dhe projektet e Bashës.

Po ashtu ai thekson përmes një shkrimi të gjatë publikuar në facebook, se institucioni i vetëm legjitim sot i PD-së është grupi i saj parlamentar dhe kryetari i këtij grupi Enkeled Alibeaj  i cili në rast vendimi pozitiv të Gjykatës së Apelit edhe kryetar i komanduar.

”Person me integritet dhe i panjollë i cili fuqinë dhe direktivat duhet ti marrë nga grupi parlamentar dhe jo nga individ të caktuar brenda tij. Nuk ka triumvirat sot në PD, as duet e as kryetar hije, ka vetem një grup parlamentar si institucion i dëmtuar por i pa shkatërruar nga kriza e këtyre muajve”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë nga deputeti Agron Gjekmarkaj

Një sqarim i nevojshëm për demokratët Siç u pa në mënyrë spontane, 35 deputet të PD-së gjykuan e vendosën të mos marrin pjesë në Kuvendin e datës 30 Prill të mbajtur nga Sali Berisha dhe ndjekësit e tij të Foltores. Kjo lidhet me vetëdijen e gjithësecilit me vokacionin e tyre properëndimor e pro amerikan (me këtë nuk dua të akuzoj si antiperëndimor kolegët që morën pjesë). Ata mendoj unë (megjihëse unë kam tager vetem për vete) nuk munguan nga inati ndaj Sali Berishes as nga dashuria për Lulzim Bashen por nga disa parime, të indinjuar me menyrën se si Berisha po e menaxhon betejen për “dinjitetin” pas shpalljes “non gratta” nga SHBA dhe proçesin e “rithemelimit” kaq të dhunshem e të njëanshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë proces flitet për një tren që bën ty ty ty, çiaf çiuf ty ty e dyer të hapura që ecen shpejt duke lënë në stacion të gjithë ata që nuk ju bashkëngjiten “foltores”! Po kjo mungesë nuk duhet të merret si syshkelje për askend për të formuar më vonë një parti të vules si opozita e Azerbajxhanit që i ka zyrat në pallatin e Parlamentit. Unë me modesti pa pretenduar shumë se shoh veten në të tilla vizione. PD ka nevojë të braktisë hallet e mëdha të Sali Berishes dhe lojërat e vogla të atyre që kënaqen dhe me gjëra të vogla për vete.

Mund t'ju interesojë

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 51 minutash
Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Para 1 ore
Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 2 orësh

I vetmi institucion legjitim sot i PD është grupi i saj parlamentar dhe Kryetari i këtij grupi Enkeled Alibeaj  i cili në rast vendimi pozitiv të Gjykatës së Apelit edhe Kryetar i komanduar i PD) person me integritet dhe i panjollë i cili fuqinë dhe direktivat duhet ti marrë nga grupi parlamentar dhe jo nga individ të caktuar brenda tij. Nuk ka triumvirat sot në PD, as duet e as kryetar hije, ka vetem një grup parlamentar si istitucion i dëmtuar por i pa shkatërruar nga kriza e këtyre muajve.

E kotë, e dëmshme dhe qesharake të besojmë se dikush sot në atë grup mund të bëje politike personale duke shitur si imazh kompaktësinë e grupit apo duke sajur ziafete me pulastrena për ta perfshirë atë! Kur jam dorëhequr më 7 Mars si Nënkryetar i PD, kam besuar që PD mund të rikthehet përsëri në një aset të madh kombëtar, me vullnet e sakrificë ajo mund të bashkohet! Sot jemi shumë larg bashkimit. Po triumfon interesi individual mbi nevojat e demokratëve. Nuk e kam bërë këtë per tu bërë pjesë e një partize e as e një fraksioni.

E vërtetë, Sali Berisha ka më shumë mbështetje tek militantët e PD po ka shumë
pak dhe një mal me halle mbi shpinë që zor ti mbajë, plus 32 vite pothuaj pushtet.
Retorika e tij u përgenjeshtrua nga aktet, ai nuk mbajti asnjë premtim. “Rithemelimi” i tij është shpesh vulgar e banal me të gjithë kalorësit e konsumimit politik e etik që mblodhi rreth vetes duke lënë menjanë për një çast familjarizmin e krahinarizmin tribal.

Por, as Lulzim Basha, me gjithë respektin që meriton për dorëheqjen e tij apo tentativat e mekura per rinovim të PD pasi mori një parti të madhe dhe e bëri të vogel, pasi humbi disa zgjedhje s’ka më kuptim tu kerkojë demokratëve të investohen për karrieren e tij. Nëse bën syshkelje të tilla, shpresoj të jenë thashetheme pasi i bie që ambicja se le të lexojë asgjë nga dialektika politike e sociale. Shqiperisë nuk i kanë vdekë njerëzit, as së djathtes. PD duke mbajtur sytë tek Sali Berisha dhe ndofta duke kthyer koken te Lulzim Basha po vetë shkatërrohet.

Ajo ringrihet dhe bashkohet nëse zgjidhja kërkohet përtej tyre dhe tek bonsensi i tyre (Basha një hap pas të fortë e bëri me shpresen që nuk na kërkon të bëjë dy përpara) tek gara e vërtetë dhe tek rithemelimi i vërtetë, jo tek paçavurja personale e Doktorit.
Grupi i PD, ata 35 shumica prej tyre së paku me sa kam biseduar nuk shkuan në Kuvendit e datës 30, jo se po i mbajnë hatrin Bashes apo se ndihen të lidhur me të për ndonjë projekt por për parimet e tyre. Këtë duhet ta dinë demokratet dhe shoqëria. Koleget e mi duhet të pergatiten pas kulaçit Sali Berisha ju ofron kërbaçin.

Një nga një do ti quajë vegla të Edi Rames, vartes të Taulant Balles etj. etj. dhe ditë pas dite do ju heqë disa nga mbeshtetësit dhe votuesit dhe po i pati në dorë i fshin me cinizëm të ftohtë. Koleget e mi nëse bashkë me mua nuk duan të perfundojnë si opozita e simpatikut banaxhan e konservator Kujtim Gjuzi duhet të punojnë për bashkimin e vërtete duke mos u lodhur as duke mos u kompleksuar për ta kërkuar zgjidhjen jo tek dy partitë që po pervijohen në horizont por tek një PD e vetme. Mundësi dhe shprese ka ende.

Një më e madhe, tjetra boll e vogel e të dyja bashkë pak shumë, pak për të mundur socialistet u sherbejnë për disa nevoja ca individëve e asgje tjeter. Nëse tejkalojmë ato nevoja e interesa PD ringrihet! E sigurtë është se kështu po vritet fryma e opozitarizmit!
Do të jem në parlament me këtë vetëdije, në mos ja dalshim të bëjmë bashkimin, të pakten t’ju them shqiptarëve kush po e pengon duke ndihmuar edhe botën e analizës me kqyrjen nga brenda të politikes!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.