Gjenerali dhe zv/ambasadorja amerikane folën: JO, teknologjisë kineze 5G! Pse Edi Rama nuk dëgjon?
SHBA po kërkon hapur nga Shqipëria që të mos përdoret teknologjia 5G kineze. Arësyet ata i lidhin me sigurinë dhe kanë të drejtë
Konferenca e mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kishte në qendër të vëmendjes edhe ndërtimin e rrjetit 5G. Gjenerali amerikan, James Jomes, në fjalën e tij përçoi një mesazh të prerë dhe të qartë për politikën shqiptare, por dhe për mënyrën se si duhej orinetuar në këtë fushë kaq sensitive për kohët e revolucionit teknologjik. Sipas tij, Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.
“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”-tha ai.
Po kështu e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones thotë se siguria nuk mund të shitet, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-së, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit.
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë herë thirrje që të ketë kujdes Tirana zyrtare në këtë drejtim.
Postimi i plotë i zv/ambasadores:
Por burime që nuk duan të indentifikohen për publikohen thonë se kjo teknologji miliardere, por problematikën për NATO-n dhe SHBA, po hyn në Shqipëri me anë të një njeriu të afërt të kryeministrit shqiptar.