Gjermania godet qeverinë “Rama”: S’ka plotësuar asnjë kusht për negociatat

Deputetët e koalicionit qeverisës në gjermani, CDU/CSU shprehin kritika të hapura për qeverinë “Rama”. Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësues të grupit më të rëndësishëm politik në Gjermani thonë se votimet e 30 qershorit kanë qenë të vjedhura dhe votat janë blerë në masë.

Ky qëndrimi i deputetëve gjermanë nënkupton se Berlini zyrtar është tepër skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një prononcim të disa zyrtarëve të lartë të Bundestagut gjerman dhe të grupimit të CDU/CSU-së për gazetën “Shekulli”, ata flasin njëzëri për një qëndrim negativ ndaj Shqipërisë.

Deputetët e Bundestagut thonë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kriter për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcimi i zyrtarëve të Bundestagut dhe grupimit të CDU/CSU

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këto ditë jemi mbledhur me grupin parlamentar të CDU/CSU në një diskutim të vështirë me dyer të mbyllura, në lidhje me pozicionin tonë nëse do të duhet të japim dritën jeshile për fillimin e negociatave me Shqipërinë apo jo. Java që vjen do të jetë përcaktuese. Shqipëria nuk ka përmbushur deri tani asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave, të përmendura nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, në qershor 2018, veçanërisht paragrafi 54, përveç fazës së parë të procesit të Vettingut. Sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë, as Prokuroria e re e Përgjithshme, as SPAK-u, as BKH-ja. Nuk ka asnjë dënim përfundimtar të zyrtarëve të lartë të përfshirë në krimin e organizuar apo në fushën e luftës kundër korrupsionit, (peshqit e mëdhenj si Tahiri janë shumë të rëndësishëm, nuk janë të vegjël në këtë rast). Nuk keni asnjë ligj të ri elektoral! Trafiku i drogës është rritur. Më pas vijmë tek problemi më i madh që ka të bëjë me blerjen e votës dhe votimet e 30 Qershorit. Kjo është arsyeja pse shumë njërëz këtu në Berlin thonë që Shqipëria duhet të presë deri sa të përmbushë të gjitha kriteret dhe detyrimet për hapjen e negociatave. Por ne do të shikojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim për negociatat, mund të japim një dritë jeshile në përgjithësi, por jo që të fillojmë negociatat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?