Gjermania mungesa serioze për edukatore kopshti, kërkohen 300 mijë!

Në Gjermani mungojnë rreth 430 mijë punonjës në kopshte – rreth 300 mijë edukatore dhe rreth 125 mijë që do të thotë se mesatarisht mungojnë dy mësues për kopsht.

Situata është veçanërisht e vështirë në perëndim të Gjermanisë. Në landin Renania Veriore-Vestfaliashumë prindër për shkak të mungesës së punonjësve detyrohet të marrin fëmijët e tyre më herët nga kopsthi, ose t’i transferojnë në grupe të tjera. E në rastin më të keq, kopshtet mbyllen.

“A ka mbetur mbrapa Gjermania në rritjen e kapaciteteve? Absolutisht. A mungojnë kriteret e cilësisë? Absolutisht po!”, tha për DW Wido Geis-Thöne, një ekspert i politikave familjare në Institutin për Ekonominë Gjermane në Këln. “Kemi më shumë se dhjetë vjet që kemi të drejtën ligjore të kopshtit për fëmijët nën tre vjeç, por për shkak të mungesës së punonjësve nuk mund të zbatohet, pavarësisht se sipas ligjit çdo fëmijë ka të drejtë të ketë një vend.”

Kriza e kopshteve ka një ndikim të madh edhe në ekonomi. Studimi “Working Parents and Beyond” i platformës Stepstone vlerëson se dëmi shkon në rreth 23 miliardë euro. Vlerësohet se 1.2 miliardë orë pune humbasin çdo vit për shkak të mungesës së vendeve në kopshte. Në Gjermaninë perëndimore, kjo është veçanërisht problematike për arsye historike, shpjegon Geis-Thöne.

“Në Republikën e vjetër Federale, konsiderohej për një kohë të gjatë që për fëmijët nuk duhet të kujdeseshin institucionalisht. Nga ana tjetër, RDGJ zhvilloi një sistem përkujdesjeje për t’i mundësuar gratë të punojnë. Kjo është arsyeja pse Gjermania Lindore tradicionalisht ka traditë më të mirë me kopshtet”.

SHKARKO APP