Gjin Gjoni si shans për zgjidhjen e krizës
Me datë 9 maj PAA, si pjesë e opozitës, ankimoi vendimin e KQZ për regjistrimin e emrave kandidatë për deputet jashtë afatit ligjor duke shkelur Kodin Zgjedhor. Sot Kolegji ka hedhur një short me gogla për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të shyrtojë padinë dhe do të vendosë nëse zgjedhjet do të bëhen në datën 18 qershor apo jo.
Gjyqtarët e zgjedhur janë:
Tomor Shkreli
Sotiraq Lubonja
Gjin Gjoni
Artur Malaj
Ridvan Hado
Me një short të dytë, Gjin Gjoni rezultoi se do të jetë relatori i kësaj çështjeje. Mbi Kolegjin Zgjedhor nuk mundet as gjykata kushtetuese të vendosë. Kriza politike, me anë të Kolegjit Zgjedhor dhe pikërisht njeriut me të sulmuar te Edi Ramës, pra Gjin Gjonit, mund të zgjidhet. Fati apo gogla nuk dihet, por i ra pikërisht Gjin Gjonit të paraqesë relatimin para trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor të përbërë nga Tomor Shkreli, Sotiraq Lubonja, Artur Malaj, Ridvan Hado. Këto janë njërëzit me të rëndësishëm të Shqipërisë derisa të japin vendimin. Bile edhe me të rëndësishëm se ambasadori Lu dhe ambasadoresha Vlahutin. Bile dhe se zv/ndihmëssekretari amerikan i shtetit që mbërrin të hënën në Tiranë për gjetjen e një zgjidhje për krizën.
Gjin Gjoni duhet të jetë njeriu më i lumtur që i ka ra shorti, atij. Ai besoj duhet të dalë mbi inatet e sulmet që i janë bërë dhe të ketë ikonë ligjin. Por edhe gjetjen e një rruge ligjore për zgjidhjen e krizës! Ligji nuk shkelet, por kur populli pret zgjidhjen e një krize edhe ligji shkon kah populli !
Ndaj presim Gjin Gjonin dhe Tomor Shkrelin, Sotiraq Lubonjën, Artur Malaj e Ridvan Hado. Këta kanë fatin e krizës dhe te stabilitetit, natyrisht me anë të ligjit.
Po i presim, edhe në PS duket se janë bërë për shtyrje zgjedhjesh në favor të zgjidhjes së krizës. Të gjithë janë lodhur me këtë krizë. Edhe vetë PD-ja kërkon një mënyrë dinjitoze të dalë nga çadra dhe të shkojë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të ndryshuar Kodin Zgjedhor pas vendimit të pritshëm të Kolegjit Zgjedhor. Po kështu LSI ka qenë dhe mbetet stoike për gjetjen e një kompromisi te madh, edhe ligjor, ku të futen të gjitha partitë në zgjedhje. Në PS po përgatiten për datë tjetër zgjedhjesh sapo të shpallet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Edhe ambasadorët pothuaj janë gati të shpallin Kolegjin Zgjedhor dhe Gjin Gjonin si “heronjtë e stabilitetit”, por vetëm të mos ketë përplasje mes PS dhe PD.
Të gjithë me sytë nga vendimi i Gjin Gjonit dhe Tomor Shkreli, Sotiraq Lubonja, Artur Malaj, Ridvan Hado.