Gjinushi: Të gjithë fajin e ka Edi Rama. Futi Lulin në zgjedhje dhe hoqi aleatët
Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi sheh si përgjegjës për dështimin e koalicionit të majtë vetëm Kryeministrin Edi Rama. Ai shprehet se ftesa e Ramës për të dhënë votat për PS dhe të shkrijnë partitë është një tjetër gafë e rëndë, në vijim të gabimeve që Rama ka bërë më aleatët. “Tërheqja jonë tani do të ishte gabimi i dytë i rëndë taktik i vetë PS dhe i z. Rama”,- thotë ai.
Gjinushi mendon se koalicioni mes partisë së tij dhe PS-së do të maksimalizonte votat dhe për pasojë fitorja do të ishte e sigurt. “Rama gaboi sepse futi Lulin në garë dhe hoqi aleatët”,- u shpreh Gjinushi duke e cilësuar të pakuptimtë këtë strategji.
E nëse flitet për fajtor, Gjinushi e gjen tek lidershipi socialist. Ginushi, thotë se ka ende kohë për PS të reflektojë për një koalicion parazgjedhor, nëse Rama është i interesuar. Megjithatë nënvizon se socialdemokratët do të përfaqësohen me listat e tyre të kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet. “Rama duhet të bënte koalicion ku baza të ishte PS-PS, në kushtet e krijuara. PSD merr 3-4 deputetë. Vetë PS-ja nuk i bën dot kurrë 71 vota”,- tha ai.
Gjiushi ka dhënë edhe një mesazh për Ramën gjatë fushatës. “Kush thotë që PSD-ja i prish punë PS absolutisht i prish punë të majtës. Ka shprehje “I vetëm trim në luftë, por ka edhe “trim i mirë me shokë shumë’. Ndërkohë që PD-ja i ka mbajtur aleatët e vetë. Ndërkohë që edhe LSI krijon grupim të vetin është vetëm PS-ja që ka mbetur fillikat”,- thotë Skënder Gjinushi.
Ndërkohë që Gjinushi ka ende shpresë për aleancë para dhe pas zgjedhore, aleati tjetër i PS, Paskal Milo ka vendos të shkëpusë çdo kontakt me partinë kryesore në mazhorancë. Sot Milo nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me LSI për fushatën zgjedhore dhe pas zgjedhjeve. Paskal Milo ta se “ndryshe nga Rama, LSI i vlerëson aleatët”.