Gjobitesh edhe me biçikletë/ Penalizohen ata që ecin jashtë pistave të dedikuara

Një muaj më parë askush nuk do ta mendonte që nëse do të lëvizte me biçikletë do të mund të gjobitej nga policia rrugore nëse nuk do të respektoje disa rregulla bazë të qarkullimit, të tillë si të lëvizin në korsitë e dedikuara për biçikleta kur ato ekzistojnë dhe jo të lëvizin në korsinë e makinave. 36 çiklistë u gjobitën të mërkurën, pasi ata nuk respektuan rregullat e qarkullimi, ashtu siç e parashikon edhe Kodi Rrugor.

Një tjetër rregull që nëse e thyen mund të gjobitesh nga 250 deri në një mijë lek të reja, është që në semaforë apo në vendkalimet e këmbësorëve, biçikleta duhet marrë përdore dhe jo të kalosh duke e pedaluar atë. /Top Channel/

SHKARKO APP