Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, një ngrehinë që do zërë gjyqtarët brenda!

Reforma në Drejtësi ka fshirë gjykatat e Apelit në rrethet kryesore të Shqipërisë. Të gjitha janë shkrirë dhe tani janë grumbulluar në një godinë, dikur për zjarrfikëset e Tiranës, dhe ku nuk ka vend as të lëvizësh dhe as të gjykosh në mjediset e kësaj të ashtuquajtur GJYKATË E APELIT E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM.

Sot janë 28 gjyqtarë nga 78 të tillë që duhet të ketë Gjykata e Apelit. Nuk po llogarisim punën titanike që bëjnë gjyqtarët e saj, me dosje në zyra që janë bërë me lart se trupi i çdo gjyqtari apo gjyqtare.

Por nëse shikon si gazetar zyrat, dhomat e këshillimit ( të cilat janë sa një furrik pule dhe ku dëgjon çdo gjë, ndonëse dhoma e këshillimit nënkupton debat dhe bisedë mes trupit gjykues, e cila duhet të mbetet brenda murëve), kur shikon se gjykohet edhe në bodrumin e kësaj ndërtese, kur merr vesh se KLGJ dhe askush në shtet nuk interesohet për kushtet mizerabël të kësaj ndërtese gjykate, e cila pret të vijnë edhe 50 gjyqtarë të tjerë, të ikën mendja dhe kurkush në këtë gjykatë nuk kupton se ku do të rrijnë 50 gjyqtarët e tjerë, kur edhe për këto 28 nuk ka zyra!

Me shumë janë investuar nga shteti ndër vite për hekurat rrethues se sa për kushtet e punës. BE dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, nëse do të shkonin personalisht ti shikonin kushtet e kësaj gjykate, do të lemerisnin dhe do iknin me vrap.

E fundit, një pyetje për ata të huaj që kanë projekte disa milionë euroshe për seminare, për këshillime, etj si nuk financojnë urgjent ndërtimin e një gjykate të re Apeli?/S.P./

SHKARKO APP