Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google

Gjigantët e teknologjisë digjitale janë urdhëruar të paguajnë taksat dhe gjobat për të cilat kishin luftuar prej kohësh. Gjobat miliardëshe janë pjesë e betejës së Europës për të frenuar korporatat amerikane.

Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të martën (10.09.) se Google kishte shkelur ligjet e konkurrencës, ka shfrytëzuar monopolin në treg duke disfavorizuar rivalë më të vegjeël europianë.

Po ashtu edhe Apple duhet t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Të dyja rastet shihen si një përpjekje e Brukselit për të mbyllur boshllëqet tatimore të shfrytëzuara nga gjigantët amerikan të teknologjisë.

Akuza kundër Google daton që nga viti 2017, kur BE-ja akuzoi Google se i jepte përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë. BE ka argumentuar se kjo shkel rregullat e konkurrencës. Google u gjobit me 2.4 miliardë euro, por kishte apeluar në ECJ, e cila tani e ka lënë në fuqi gjobën.

“Zënka” e ashpër e Apple me BE-në

Akuza nga Europa ndaj Apple filloi në vitin 2016, duke argumentuar, se Apple kishte marrë një marrëveshje tatimore të “favorshme” me autoritetet në Irlandë, vendndodhja e selisë europianë të kompanisë. BE-ja ka kërkuar prej kohësh që Apple të paguajë miliarda taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke argumentuar se ata po i nënshtroheshin taksimit të dyfshitë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.

Komisioni e apeloi fillimisht atë vendim në vitin 2020, duke shkaktuar edhe katër vite të tjera të “zënkave” ligjore para vendimit të sotshëm të ECJ në favor të BE-së./DW/

SHKARKO APP