Gjykata e shkallës së parë refuzon kontrollin e disa banesave për dosjen “Ervis Martinaj”!

Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur, shkruan BW.

Por çudia e gjykatës së shkallës së parë mbetet se si ka mundësi për një dosje kaq të bujshme nuk ka firmosur kontrollin e menjëhershëm siç ka kërkuar Prokuroria? Si mundet të rrëzojnë një kërkesë të tillë apo ju është dhënë kohë që të zhduken gjurmët në këto banesa?

Një hetim nga SPAK ndaj gjyqtarit apo gjyqtarëve që nuk firmosen, duhet bërë!

Si ka mundësi që justifikohet kjo gjykatë se gjoja “nuk ka prova bindëse” nga prokuroria, kur ky organ po heton për një dosje ku janë përfshirë banda kriminale, biznesmenë të fuqishëm, politikanë?

 

SHKARKO APP