Gjykata Kushtetuese sot vendos për përgjimet Sky Ecc dhe EncroChat. Dy gjyqtarë janë nën vëzhgim …

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pritet  të shpallë të ligjshme ose jo përgjimet telefonike të grupeve kriminale, si ato të realizuara përmes platformave Sky Ecc dhe EncroChat, të cilat janë konsideruar legjitime nga gjykata ndërkombëtare. Grupet kriminale dyshohet se po ushtrojnë presion ndaj institucioneve, pasi këto përgjime përbëjnë shpresën e fundit për zbardhjen e veprimtarisë së tyre nga autoritetet belge dhe franceze. Por edhe nga SPAK.

Në platformat Sky Ecc dhe EncroChat ka përgjime që po zbardhen nga BKH dhe SPAK, si institucion drejtues, për bandat më kriminale të vendit, por që ka brenda tyre përgjime të politikanëve për korrupsion apo lidhje me krimin, ka përgjime të njerëzvë të biznesit të madh në lidhje me bandat, sikurse po zbardhen edhe materiale për njerëz të medias, gjithnjë nga këto platforma, të cilat ishin të sigurta derisa u zbërthyen nga shërbimet franceze dhe belge.

Sky Ecc dhe EncroChat janë përdorur nga grupet dhe bandat shqiptare për vrasje, drogë, pazare me pushtetin, sikurse ka edhe biseda normale që nuk përbëjnë vepra penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nesër (e enjte) datë 20 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendos nëse do të quhen të vlefshme këto përgjime apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë burime shumë të rezervuara tregojnë se janë nën survejim dy gjyqtarë të Kushtetueses të cilët mund të votojnë që përgjimet  në Sky Ecc dhe EncroChat të shpallen të paligjshme për tu përdorur nga SPAK në ndëshkimin e bandave më kriminale të Shqipërisë, të cilat operojnë në krejt Europën dhe në Amerikën Latine.

Kjo gjë, nëse ndodh, do të shkatërrojë punën e SPAK. Por edhe SPAK ka punuar për të hetuar se pse votuan pro bandave, nëse votojnë…./D.M./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?