Gjyqtarët Sinanaj, Hado, Shkreli, Malaj dhe Mustafa kanë në dorë mospërplasjen civile më 30 qershor

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për të vendosur nëse është e vlefshme data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, nisur nga një kërkesë që ka bërë Partia e Unitetit Kombëtar e Idajet Beqirit, parti aleate e PS-së.

Në të vertetë juristët dhe konstitucionalistët e njohur, si dhe të gjithë ish-kryetarët e KQZ-së janë deklaruar se nuk është në kompetencë të Kolegjit Zgjedhor për të gjykuar një dekret të Presidentit të Republikës.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Por nisur nga situata e ndezur politike kur pritet që përplasja finale mes turmave civile të ndodhë me 30 qershor, siç ka deklaruar opozita, por nga ana tjetër kryeministri nuk tërhiqet, mbetet në dorë të pesë gjyqtarëve të sotëm, të sipërpërmendur, për të dhënë një vendim kushtetues. Por mbi të gjitha për të eliminuar përplasjen civile ditën e diel më 30 qershor.

Gjyqtari, para së gjithash, është qytetar, është njeri, ka familje, ka ndjenja. Nëse duan, këta të pestë mund ta shpëtojnë Kombin, nga përplasje e dhunshme e ditës së diel, me një vendim të sotëm. Nëse do vendosin t’i bëjnë shërbim kryeministrit, duke rrezikuar stabilitetin dhe jetën e njerëzve, le ta bëjnë.

Emri i tyre sot do vendoset në tabelën e zezë ose të nderit të Kombit.

Mjafton të gjykojnë drejt dhe me zemër, pasi në çdo rresht të vendimit të tyre, ata duhet të mendojnë nëse duan të legalizojnë ditën 30 qershor si ditë ku do vriten e plagosen njerëz apo si gjyqtarë që e bëjnë politikën të ndalojë e të detyrohet të ulet në tryezë për gjetjen e zgjidhjes.

Gjyqtarët Sinanaj, Hado, Shkreli, Malaj dhe Mustafa kanë në dorë mospërplasjen civile më 30 qershor.

 

 

 

SHKARKO APP