Gjyqtari i Apelit Administrativ Arian Qafa ka sqaruar me vendim gjykate

Bashkia e Tiranes ka sulmuar fort gjyqtarin e Apelit Administrativ ne Tirane Arian Qafa, kurse ne mbremje gjyqtari i akuzuar nga kryebashkiaku Veliaj ka nisur per botim vendimin e gjykates ne lidhje me akuzen e bashkise, duke hedhur poshte, sipas tij , akuzat e bera nga Erion Veliaj.

Deklaratë e Bashkisë së Tiranës 

Siç e dini, nesër Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial me një gjyq të montuar dhe një trupë gjyqtarësh të diskretituar.

Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë.

Megjithatë, të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës.

Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.

Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa.

  1. Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.
  2. Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.
  3. Z. Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.
  4. Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.
  5. Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.
  6. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.
  7. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e Z. Qafa prej 5.000.000 lekë të reja.

Dhe çka është akoma edhe më e rëndë në të gjithë këtë histori:

  1. Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

Sqarimi i gjyqtarit të Apelit Administrativ Arian Qafa 

Per bashkine e Tiranes kam vetem kete sqarim me vendim gjykate. Mbi vendimin e gjykatave nuk mund te dale njeri. Le te lexojne vendimin e gjykates:

           V E N D I M

       “NE EMER TE REPUBLIKES”

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane

 GJYQTAR    ALTIN ABDIU

asistuar nga sekretare gjyqësore Elona Molla, dt.01.12.2014 përfundoi së shqyrtuari në seancë gjyqesore publike kërkesën penale që u përket;

 Ankues :     Arjan Qafa, i biri i Lleshit dhe i Gjeles, i dtl 21.04.1974, lindur ne Fushe Arrez Puke dhe banues ne Tirane, Rruga “Jordan Misja”, Pallatet Gener 2, Godina 3, shk c, kati 3, dera 305, shtetesi dhe kombesi shqiptare, arsim i larte, I martuar, jurist, inspektor prane Keshillit te Lartet e Drejtesise, nuk ka deshiruar avokat.

 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, perfaqesuar nga prokurori Endrit Bimi, ne mungese ne shpalljen e vendimit.

 Objekti :               Kundershtim i Vendimit te Pushimit te Çeshtjes Penale, qe i perket procedimit penal Nr.5087 prot date 02.07.2014.

 Baza Ligjore :       Neni 329i K.Pr.Penale.

Në pretendimet përfundimtare.

-Pala  ankuese kerkoi pranimin e kerkeses si te bazuar ne ligj dhe ne prova.

-Prokurori kerkoi rrezimin e kerkeses.

Gjykata pasi shqyrtoi kërkesën në tërërsi,

V E R E N

 Me ankimin e paraqitur per gjykim pala ankuese kerkon ndryshimin e  Vendimit te “Pushimit te Çeshtjes Penale”, qe i perket procedimit penal Nr.5087 prot. date 02.07.2014, lidhur ne bazen ligjore te ketij vendimi nga germa “b”e nenit 328 te K.Pr.Penale, ne germen “a” te ketij neni, si dhe te plotesohet dispozitivi i vendimit te prokurorise me bazen ligjore perkatese.

          Nga hetimi gjyqesor i kerkeses ankimore, e cila eshte ne juridiksionin dhe kompetencen e kesaj  Gjykate ka rezultuar se :

Bazuar në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, nr.1045/1 prot, dt.01.04.2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.5087, dt.02.07.2014, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal.

Me shkresën e mësipërme është përcjelle kallzimi penal i bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Në këtë material pretendohet se shtetasi Arjan Qafa dhe bashkëshortja, Klodjana (Përnokaj) Qafa, kanë fshehur apo bërë deklarime të rreme në lidhje me pasuritë e tyre, si subjekte të Ligjit nr. 9049, dt.10.04.20103, i ndryshuar, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve të të zgjedhurve dhe te disa nëpunësve publikë”.

Nga hetimet paraprake sipas vendimit te pushimit te çeshtjes penale, eshte konstatuar nga prokuroria se kallzimi ILDKPKI-së përfshin harkun kohor në vitet 2003 – 2012.

Sipas nenit 257/a/2 i K. Penal, vepra penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë  i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë (siç është edhe inspektori i KLD-së Arjan Qafa)ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”,dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Në zbatim të këtyre dispozitave ligjore pretendimet e ILDKPKI-së për deklarimet e inspektorit, Arjan Qafa dhe bashkëshortes, Klodjana ndahen:

  • Në deklarime të bëra deri ne vitin 2008(depozituar në ILDKPKI në mars 2009) .
  • Në deklarime për vitin 2009(depozituar në ILDKPKI në mars 2010), e në vazhdim.

Referuar nenit 66/c të K. Penal, prokurori ka arsyetuar se deklarimet deri në vitin 2009 (ku përfshihen ndryshimet pasurore për vitin 2008) nuk mund të hetohen për ushtrimin e ndjekjes penale, për efekt parashkrimi.

Sipas vendimit te prokurorise duke filluar nga deklarimi i vitit 2010 e në vazhdim ka rezultuar.

  1. Viti 2010, nga toka me sipërfaqe 6000 m2, në Gjorm – Kurbin, deklaruar në vitin 2003, 2000 m2 i janë dhënë nënës, Gjela Qafa, me deklaratën noteriale, nr.1492rep, nr521kol, dt.25.09.2009; – shtuar gjendja cash në shumën 800.000 lekë, me burim nga paga; – dhuratë 4000 euro, me rastin e ditëlindjes së vajzës; – pakësuar gjendja cash në shumën 1.050.000 lekë, me qëllim krijimin e një depozite bankare, me numër llogarie 2867527, me të njëjtën shumë; Ndërsa, bashkëshortja ka deklaruar shtimin e shumës 900.000 lekë, përfituar si interes, nga shuma 5.000.000 lekë të dhëna hua Samir Vishe, me kontratën nr.792/78, dt.31.01.2009.
  2. Për vitin 2011: – pronotim shtëpie në rrugën “Jordan Misja”, në vlerën 40.000 euro me burim nga paga dhe dhurata nga familjarë;- shtuar gjendja cash në shumën 1.089.686 lekë, me burim kursimet nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Dibër dhe inspektor në KLD – 3000 euro, dhuratë me rastin e ditëlindjes së vajzës, nga të cilat 2000 euro nga vëllezërit dhe motrat dhe 1000 euro nga vëllezërit dhe motrat e bashkëshortes; – 900.000 lekë, me burim interesa nga ripërtëritja e kontratës së huasë, së sipër permendur, nr.162/26, dt.23.01.2010.
  3. Viti 2012: gjendje cash 600.000 lekë, me burim nga paga në KLD; – gjendje cash 200.000 lekë nga paga e bashkëshortes; 1.500 euro dhuratë nga të afërmit e subjektit dhe bashkëshortit; – 1.200.000 lekë nga ripërtëritja e kontratës së huasë e datës 05.02.2011, me interesa më të larta.

Në kuadër të këtij procedimi, nga prokuroria për të gjitha deklarimet pas vitit 2009 janë administruar, deklarata noteriale, kontrata huaje, deklarata bankare, deklarime nga persona që kanë dijeni, që në përmbajtje konfirmojnë, se deklarimet e bëra nga shtetasit Arjan dhe Klodjana Qafa janë të sakta, të përditësuara në kohë dhe me burime ligjore të vërtetuara.

Për sa i përket apartamentit me vlerë 40.000 euro, subjekti Arjan Qafa ka depozituar kontratën e porosisësë lidhur me shoqërinë “Gener 2”, datë 11.03.2010, dhe mandat pagesën e saj.

Kjo vlerë ka rezultuar te jete shumatorja e deklarimeve të bëra ndër vite. Viti 2005: dhuratë 3500 euro, viti 2006: 1000 euro, viti 2007: 8000 euro, me rastin e fejesës; viti 2008: 16.000 euro dhuratë, me rastin e martesës; viti 2009: 400 euro, dhuratë për lindjen e vajzës; viti 2010: 3000 euro dhuratë, që në total përbëjnë 35.500 euro. Këto dhurata në euro konfirmohen me deklaratën noteriale nr.8487rep, 1898kol, dt.18.10.2012, e bërë nga Petrit Qafa dhe Vjollca Kola (vëllai dhe motra e Arjan Qafës).

Ndërsa, diferenca për shumën prej 40.000 eurosh është plotësuar duke konvertuar në euro kursimet nga pagat.

Për sa i përket vend parkimit ne vendimin e pushimit eshte arsyetuar se,nuk ka asgjë kontradiktore për fshehje apo deklarim të rremë sepse, vlera e vendparkimit nuk është përcaktuar asnjeherë dhe sipas kontratës së porosisë, referuar pikës 3.2 të nenit 3 të kontratës, veprimet për të, do të kryheshin më vonë me lidhjen e kontratës përfundimtare, fakt që e provon edhe deklarimi i përfaqësueses së shoqërisë “Gener2”, Artila Ulaj, në deklaratën noteriale,nr.2318rep,567kol,dt.23.05.2014, administruar më 26.05.2014, nga shtetasja Klodjana Qafa.

Kallzuesi pretendon se në deklaratat e interesave private periodike nuk janë deklaruar në llogaritë bankare të pagës, shuma si 253.089 lekë, në dt.31.12.2008, 146.440 lekë, në datë 31.12.2009, 8.309 lekë dhe 271.007 lekë, në dt.31.12.2010, në Raiffeisen Bank.

Sipas vendimit te pushimit te çeshtjes, eshte arsyetuar se kjo ndodh jo sepse jemi para fshehjes apo deklarimit të rremë të pasurisë, por sepse deklaruesi Arjan Qafa, në deklaratën periodike nuk deklaron të gjitha veprimet bankare (derdhje – tërheqje), që kryhen brenda viti në llogorinë e pagës, por deklaron mbetjen në fund të vitit si kursim nga pagat.

I njëjti arsyetim vlen të thuhet edhe për pretendimin se subjekti “nuk ka deklaruar tërheqjen në shumën 758.000 lekë dhe destinacionin e saj, për depozitën e datës 04.06.2009, në shumën 1.058.000 lekë”.

Me tej prokurori ka arsyetuar se vepër penale, në kuptim të nenit 257/a/2 të K. Penal, nënkuptohet fshehja me dashje, apo deklarime të rreme të pasurive me ndërgjegjje e me qëllim përfitimi pa të drejtë, çka me sa u parashtrua më lartë nuk vërtetohet.

Përsa i përket pretendimit të shtetasit Besim Qoku, se shtetasi Arjan Qafa ka ndikuar te gjyqtarja Migena Laska, për procesin gjyqësor, në Gjykatën e Kurbinit, në lidhje me konfliktin e pronësisë që ai ka me nënën e Arjanit, nga prokurori eshte arsyetuar se pretendimi i tij është me natyrë civile dhe çështja duhet të ndiqet civilisht në gjykatë.

Përfundimisht organi i prokurorise ka  konkluduar se,referuar faktit të pretenduar në kallzim dhe akteve të administruara në funksion të këtij procedimi,nuk vërtetohen elementë të veprës penale, për rrjedhojë kjo çështjë duhet të pushohet, sipas nenit 328 germa “b” e K.Penal.

Ne gjykim ankuesi kerkoj ndryshimin e vendimit per pushimin e procedimit penal, per sa i perket shkakut dhe bazes ligjore te vendimit te pushimit nga germa “b” e nenit 328/1 te K.Pr.Penale, ne germen “a” te ketij neni. Gjithashtu ankuesi kerkoi plotesimin e dispozitivit te vendimit te prokurorise me dispoziten perkatese mbi te cilen eshte pushuar çeshtja.

Ndersa prokurori ne gjykim kerkoj rrezimin e kerkeses ankimore dhe shpjegoi se per kete çeshtje eshte bere nje hetim i plote dhe i gjithanshem dhe ne perfundim te hetimit ka rezultuar se fakti i konstatuar nuk perben veper penale.

Per rastin objekt gjykimi, Gjykata çmon se eshte kryer nje hetim i plote dhe i gjithanshem nga ana e organit te prokurorise.

Ndryshe nga sa pretendohet nga ankuesi, nga hetimi i kesaj çeshtje ka rezultuar se fakti i evidentuar nga prokurori ekziston.

Por organi i prokurorise, megjithese ka pushuar çeshtjen ne baze te nenit 328/1 germa “b”te K.Pr.Penale, nuk ka arsyetuar ne menyre te plote ne vendimin e pushimit, dispoziten e ketij neni “Fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale”.

Nga hetimi gjyqesor i kesaj kerkese, Gjykata çmon se fakti i evidentuar nga prokurori, nuk parashikohet nga ligji si veper penale, pra nuk perben veper penale.

Ne keto kushte, Gjykata çmon se kerkesa ankimore duhet pranuar pjeserisht, duke ndryshuar vendimin per “Pushimin e çeshtjes”, te procedimit penal Nr 5087 date 02.07.2014, persa i perket dispozitivit te ketij vendimi me kete formulim:

Pushimin e çeshtjes penale, bazuar ne nenin 328/1 pika b te K.Pr.Penale, per shkakun se fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale.

Ndersa per sa i perket pretendimit te ankuesit se fakti nuk ekziston, Gjykata çmon se nje pretendim i tille nuk rezultoi i provuar ne kete gjykim, per rrjedhoje ai duhet rrezuar si i pa bazuar ne prova.

PER KETO ARSYE

Gjykata ne zbatim dhe te neneve 379-384 të K.Pr.Penale

 V E N D O S

  • Pranimin pjeserisht te kerkeses.
  • Ndryshimin e vendimit per “Pushimin e çeshtjes”, te procedimit penal Nr 5087 date 02.07.2014, persa i perket dispozitivit te ketij vendimi duke e ndryshuar ate me kete formulim:
  • Pushimin e çeshtjes penale, bazuar ne nenin 328/1 pika b te K.Pr.Penale, per shkakun se fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale.
  • Rrezimin e kerkeses, per sa i perket kerkimit se fakti nuk ekziston.
  • Shpenzimet proceduriale siç jane bere.
  • Kunder vendimit lejohet ankim brenda 10 ditesh nga e nesermja e shpalljes ne Gjykaten e Apelit Tirane.
  • U shpall ne Tiranë, më date 01.12.2014

                 S E K R E T A R E                              G J Y Q T A R

                 ELONA MOLLA                                   ALTIN ABDIU

 

 

 

SHKARKO APP